Deputetja Dauti, solidarizohet me “Tetorin rozë”

    Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, që në Kuvend ju bashkangjit fushatës, Tetori muaji rozë, që ka për qëllim senzibilizimin e opinionit për kontrolle të shëndetit për parandalim të kancerit në gji.

    Gjatë seancës për pyetje të deputetëve, deputetja Dauti u paraqit me simbolin e Tetorit rozë.

    Ndryshe, sot të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët nga dega e Tetovës kanë realizuar një aktivitet unikat për senzibilizimin e opinionit dhe shënimin e Tetorit “Muaji rozë”. Të veshur me ngjyrat unikate dhe me tëndafila rozë, FRASH Tetovë ka shpërndarë afishe për të ngritur vetëdijen për ndërgjegjësim dhe konrroll të grave si forma më e mirë për parandalimim e kancerit në gji. Në këtë aktivitet të rinjëve të FRASH -Tetovë përkrahje ju dhanë edhe Kryetari i degës së ASH në Tetovë, Flakron Bexheti dhe drejtoresha e Galerisë së Tetovës, Arbenita Meta.

    Në një fjalim për opinionin, Lorina Karemani, anëtare e Forumit Rinot të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ka përcjellur mesazhe për rritjen e vetëdijes kolektive dhe tejkalimin e paragjykimeve kur është në pyetje shëndeti i gruas dhe femrës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: le të thotë qeveria çfarëdo date për zgjedhje

    Lajmi i rradhës

    Nikolovski: vizita e Von der Leyen në Shkup nuk do të prodhojë ndonjë ndryshim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë