Dështon takimi Shaqiri – Kasami, Komuna e Tetovës: Ministri nuk e respektoi terminin e caktuar

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kritikuar komunën e Tetovës për vendimin që të anulojë manifestimin e mbështetur nga projekti “Edukimi për punësim” nga Ambasada Zvicerane, përcjell Nistori.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se përpjekjet për modernizimin e arsimit të mesëm profesional dhe përshtatjen e tij me nevojat e kuadrove profesionale në nivel lokal nuk janë kuptuar mirë dhe nuk pranohen gjithandej.

    “Vendimi i komunës së Tetovës nuk ka interes të gjimnazistëve të ardhshëm në qytet, as komunitetit të biznesit i cili tregoi gatishmëri për t’u përfshirë në zgjerimin e konceptit të arsimit të dyfishtë dhe ofrimin e kushteve të mira për aftësim praktik dhe aftësim profesional dhe përgatitje të të rinjve tetovarë për performancë të shpejtë dhe të suksesshme në tregun e punës. Në të ardhmen duhet të mbizotërojë arsyeja, sepse bartësit e posteve politike e kanë obligim të punojnë dhe të shërbejnë në interes të qytetarëve.

    Asnjë arsye imagjinare nuk mund të fsheh prapavijën politike të kësaj procedure të kryetarit të Komunës së Tetovës. Hapi është i gabuar, sepse në arsim nuk ka vend për politikë dhe përpjekje për të mbledhur pikë politike. Në arsim fokusi është dhe duhet të jetë te nxënësit, mësuesit, studentët, profesorët dhe interesat e tyre më të mira”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Ata shtojnë se ngjarja e anuluar nga komuna e Tetovës do të mbahet në ditët në vijim dhe besojnë se kryetari i komunës do të jetë mikpritës i mirë i takimit me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Ambasadës Zvicerane dhe komunitetit të biznesit vendor.

    Mirëpo nga Komuna e Tetovës kanë kritikuar ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri, duke theksuar se ai nuk e tejkalon veten dhe nuk sillet si ministër i të gjithë qytetarëve.

    “Mos respekt ndaj kryetarit te Komunës, do të thotë mos respekt ndaj gjithë Tetovës. Ministri Arsimit, si duket nën urdhrat e shefave të tij, nuk arrin të tejkalon veten e vet dhe të sillet si ministër i gjithë qytetarëve, por duke u bazuar në politiken e partisë qe përfaqëson edhe njëherë dëshmoi se ata injorojnë komunat qe nuk janë të udhëhequra nga BDI. Komuna e Tetovës ka të zot shpie, prandaj nuk do të lejojmë që dikush të nënçmojë autoritetin e qytetarëve të Tetovës”, deklarojnë nga Komuna e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pas Champions League, lufta në Ukrainë prek një tjetër kompeticion sportiv | Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Ukraina, eksodi i pritshëm, Shqipëria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë