Despotovski: Një numër i konsiderueshëm i të rinjve largohen nga Maqedonia, duhet të bëjmë diçka

    Drejtori i Zonës Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski në ClickPlus në TV21 porositi se është fakt që një numër i konsiderueshëm i të rinjve është duke u larguar nga Maqedonia e Veriut, përcjell Nistori.

    “Këtë mund ta konstatojmë dhe të diskutojmë për 3, 5 emisione, 5 vjet apo të bëjmë diçka në këtë temë”, tha Despotovski.

    Sipas tij, një hapë është edhe rritja e standardit të jetës.

    “Nuk them se vetëm paga është problem, megjithatë ejani të nisemi nga aty. E dini kur krahasojnë, kur thonë se punoj apo kam punuar për 12 mijë denarë. Është fakt, kemi pasur situata të tilla. Nuk është kjo kritikë për VMRO-në, nuk ka lidhje nëse ka qenë para 10 vjetësh ajo”, tha Despotovski.

    Rritja e pagave nuk është populizëm para zgjedhjeve 

    Despotovski ka folur për rritjen e pagave në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se kjo masë nuk ëshë populizëm para zgjedhjeve.

    “Pagat rriten me kontinuitet, për herë të parë kemi harmonizim të rritjes së pagës mesatare, por edhe pagat në përgjithësi në sektorin publik – pagat në arsim rriten për 18%, shtesa fëmijërore sociale në dy raste është rritur, kultura, gjyqësore, Armata… Kemi rritje të pagave në vazhdimësi dhe kjo nuk është masë populiste para zgjedhjeve, sepse rriten në vitet e fundit”, tha Despotovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pikat e bardha rreth syve – Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

    Lajmi i rradhës

    FIFA ua heq ndalesën ekipeve kombëtare të të rinjve të Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë