Deti Marmara po shkatërrohet shkaku i mukozës detare

    Ministri i mjedisit i Turqisë u zotua të dielën të mposhtte një murtajë të “detit” që kërcënonte Detin e Marmaras me një plan të menaxhimit të katastrofës që tha se do të siguronte të ardhmen e tij.

    Një shtresë e trashë e lëndëve organike, e njohur si mukozë detare, është përhapur përmes detit në jug të Stambollit, duke paraqitur një kërcënim për jetën detare dhe industrinë e peshkimit.

    Portet, vijat e bregut dhe pjesët e ujit të detit janë mbuluar nga substanca e trashë, gri, disa prej të cilave janë zhytur poshtë valëve, duke mbytur jetën në shtratin e detit, raporton reuters.

    Ministri i mjedisit, Murat Kurum tha se Turqia planifikoi të përcaktojë të gjithë Detin e Marmara një zonë të mbrojtur, të zvogëlojë ndotjen dhe të përmirësojë trajtimin e ujërave të ndotura nga qytetet bregdetare dhe anijet që ka ndihmuar përhapjen e “murtajës” së detit.

    Kurum tha se masat e planifikuara nga Turqia do të ulnin nivelet e azotit në det me 40 për qind, një veprim që ai tha se shkencëtarët besonin se do të ndihmonte në rikthimin e ujërave në gjendjen e tyre të mëparshme.

    Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve vendas, artistëve dhe OJQ-ve të bashkohen me atë që ai tha se do të ishte operacioni më i madh i pastrimit detar i Turqisë, duke filluar të martën (nesër). 

    Lajmi Paraprak

    Ende nuk ka një vendim sesi do të zhvillohet mësimi nga shtatori

    Lajmi i rradhës

    Tokat shtetërore, vështirë për t’u shitur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë