Dhitë si armë kundër zjarreve në Kaliforni (Video)

    Dhitë janë armë të pazakonta, por gjithnjë e më të popullarizuara, në luftën e Kalifornisë me zjarret e egra, që e bëjnë shtetin perëndimor amerikan të vuajë shumë çdo vit.

    Me stomakët me katër ndarje, dhitë po ndihmojnë. Dhitë hanë bimësinë e djegshme dhe kufizojnë përprahpjen e zjarrit, si dhe krijojnë korridore të nevojshme për zjarrfikësit.

    “Ekziston gjithmonë rreziku i lëndimit të personelit. Në shumicën e vendeve brenda zonës sonë të veprimit arrijmë të shkojmë fizikisht, por këto dhi janë të mrekullueshme, pasi që duket se arrijnë të ngjiten lart pa probleme. Nuk kam parë ende ndonjë dhi duke zënë në thua”, deklaron zjarrfikësi Jeffrey Ragusa.

    Vitin e kaluar, 1.6 milionë hektarë janë djegur në Kaliforni. Zyrtarët druajnë se ndryshimet klimatike dhe thatësirat i kanë bërë tashmë të pashmangshme zjarret e mëdha. /Nistori/REL/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Kushtetuese në Poloni del kundër Gjykatës së BE-së

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Parimet e parandalimit vlejnë për të gjithë llojet e viruseve, nuk mund të jetojmë të mbyllur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë