Filipçe: Parimet e parandalimit vlejnë për të gjithë llojet e viruseve, nuk mund të jetojmë të mbyllur

    Në vend janë aktive 207 raste të të infektuarve me Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se janë të pranishëm dy, tri lloje të virusit, duke theksuar se parandalimi dhe vaksinimi vlejnë për të gjitha llojet. Njëherësh, vaksinimi zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat përgjatë shtetit, interesimi për çdo ditë po rritet, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 686.788 qytetarë me një dozë, ndërsa janë rivaksinuar 252.338 qytetarë, përcjell Nistori.

    “Parimet e parandalimit janë të njëjtat dhe pa dallim cili lloj i virusit do të vjen do të mbesin të njëjta – maska, distanca, dezinfektimi i duarve dhe ne nuk mund të jetojmë të mbyllur. Qytetarët duhet ta kenë këtë në mendje dhe ta mbajnë në mendje se bëhet fjalë për shëndetin e tyre edhe kur është në pyetje vaksinimi, por edhe kur janë në pyetje masat parandaluese, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

    Filipçe theksoi se në vend janë tre lloje të virusit dhe ajo që është e rëndësishme se parimet janë të njëjta – vaksinimi dhe parandalimi i cili vjen për të gjitha llojet. Ai potencoi se qytetarët duhet ta kuptojnë se vaksinimi është shpëtimi i vetëm nga Covid-19, duke paralajmëruar se nga vjeshta sipas të gjitha gjasave në ngjarje masive edhe në të hapur edhe në të mbyllur do të mund të marrim pjesë vetëm me certifikatë për vaksinimin kundër Covid-19.

    Në pyetjen nëse do të vendosen masa më të rrepta sepse interesimi për vaksinim po zvogëlohet, paraqiten klasterë të rinj pacientësh dhe jo të gjithë punonjësit shëndetësorë vaksinohen, Filipçe tha se sipas analizës së tyre, personeli shëndetësor vaksinohet me një përqindje mjaft të lartë, rreth 85 përqind, ndërsa analizat me përfshirjen e vaksinimit të punonjësve në shkolla dhe kopshte gjithashtu janë në pritje. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dhitë si armë kundër zjarreve në Kaliforni (Video)

    Lajmi i rradhës

    Rama akuzon BE-në: Jeni duke përdorur standard të çmendur të dyfishtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë