Dhjetë shtetet kryesore nga të cilat Kosova importoi mallra

    Kosova po vazhdon të rritë varësinë nga mallrat e importuara, duke çuar deficitin tregtar në nivele të larta.

    Sipas të dhënave të Institutit GAP, bazuar në statistikat e Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2025, vendi ka importuar mallra në vlerë rreth 7 miliardë euro, ndërsa vlera e eksportit ishte vetëm 929 milionë euro.

    Kjo tregon një diferencë të madhe mes importeve dhe eksporteve.

    Për krahasim, gjatë vitit 2024 vlera e importit ishte 6.38 miliardë euro, ndërsa në vitin 2023 ishte 5.878 miliardë euro.

    Sipas të dhënave, top 10 partnerët tregtarë të Kosovës për import janë:

    Gjermania – 1 miliard euro

    Turqia – 926 milionë euro

    Kina – 920 milionë euro

    Italia – 368 milionë euro

    Maqedonia Veriore – 350 milionë euro

    Shqipëria – 286 milionë euro

    Greqia – 279 milionë euro

    Polonia – 273 milionë euro

    Serbia – 234 milionë euro

    India – 185 milionë euro

    Në vitin 2024, Turqia kishte qenë partneri kryesor për import, ndërsa Gjermania në vendin e dytë.

    /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Shtatë arsye pse dhembin kockat e fytyrës

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq refuzon të takohet me një delegacion të Parlamentit Europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë