Dhoma Amerikane e Tregtisë jep rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri

    Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka dhënë 8 rekomandime me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

    Në konferencën për përmirësimin e klimës së biznesit, ai përmendi rekomandimet, ku përfshiheshin miratimi i paketës antikorrupsion, procedurat e prokurimit publik, përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave, aktivizimin e shoqërisë civile, rishikimi i draftit për tatimin mbi të ardhurat, krijimin e hapësirave për eksportet shqiptare, etj.

    Deri tani adresimi i problemeve dhe rekomandimeve të dhëna ka qenë i ngadaltë. Nëse do realizoheshin 75% e rekomandimeve, do jepte mundësinë e një klime biznesi të favorshme, por kemi vetëm 33% të rekomandimeve të plotësuara. Ne kemi dhënë 40 rekomandime të rëndësishme.

    Së pari strukturë për të tërhequr investime të huaja, kush tërheq investime të huaja ka benefite të mëdha në ekonomi. Investimet sjellin të ardhura, punësim, investim në teknologji. Duhet të strategji transparente në investime se kush janë prioritet. Ne mendojmë se duhet të ketë procedura të shkurtuara lidhur me investimet, lidhur me lejet e ndërtimit. Shembulli më i mirë është Maqedonia e Veriut dhe Serbia që janë të përqendruar në procedura të thjeshta dhe të shkurtra. E kundërta ndodh në Shqipëri. Duhet të ketë iniciativa të qarta për investimet. Të ketë ulje të përqendrimit të tregut dhe rënie të monopolit në disa sektor.

    Së dyti kërkojmë miratimin e një pakete anti korrupsion në Kuvend. Kjo ka qëllim parandalimin e korrupsionit edhe është komplementare nga organet ligjvënëse. Ne propozojmë miratimin e legjislacionit anti ryshfet. I lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi. Me eliminimin në maksimum të rasteve përjashtimore, ne mendojmë që në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë se kemi pasur raste të dukshme të shkeljeve. Kërkojmë një sistem të riformatuar të prokurimet publike. Duhet të ketë sa më pak raste përjashtimore që anashkalojnë procedurat standarde të prokurimit publik.

    Duhet aktivizim i shoqërisë civile. Ne kemi ndoshta një nga ligjet më të mira të të konsultimit publik por problemi është që nuk zbatohet në mënyrën e duhur. Ne rekomandojmë numër instrumentash që ka për qëllim zbatimin e duhur të ligjit. Sa më mirë të funksionojë, aq më shumë rritet besimi i publikut.

    Së pesti sistemi tatimor duhet të përputhet me standardet ndërkombëtare. Sistemi tatimor është i rëndësishëm për bizneset. Parimet tona janë standardet e kontabilitetit. Duhet të jetë i parashikueshëm që do të thotë se bizneset kanë nevojë të bëjnë planifikimin e tyre. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, e vështirë të bëjnë parashikim. Vendet më të mira ndryshojnë ligjin jo më shpesh se një herë në 4 vjet.

    Drafti për tatimin mbi të ardhurat nuk përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar. Nuk është në përputhje me formalizimin e ekonomisë. Disa pika janë në kundërshtim me fiskalizimin, dhe disa pika nuk janë në përputhje me konkurrueshmërisë. Është një draft shumë kompleks.

    E gjashta, e 7 dhe e 8 janë stimuluese për ekonominë. Së 6 kanë të bëjnë me krijimin e hapësirave për eksportet shqiptare. Ka akoma më shumë mundësi për ti zgjeruar më tej eksportet dhe diaspora mund të luaj nje rol tepër të rëndësishëm. 

    Së 7 duhet më shumë vëmendje tek ekonominë digjitale për ta stimuluar më tej atë. E para është nënshkrimi elektronik që duhet te përdoret në masë. Duhet të punohet me shumë për të luftuar pastrimin e parave. Shqipëria prej vitesh në listën gri të Moneyval.

    Së 8 duhet të rritet aftësia profesionale për fuqinë punëtore. Është një problem global por që duhet të zgjidhet. Duhet bashkëpunim i sektorit publik e privat për të ndaluar largimet nga vendi“, tha Jaço.

    Ai shtoi se krahasur me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është më poshtë Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i përket invenstimeve gjë e cila ka ndikuar në klimën e biznesit në vendin tonë.

    Nëse krahasohemi me RMV dhe Serbinë ne jemi poshtë në investime në Shqipëri. Ka dy faktor që po e bëjnë klimën më të rëndësishme. Faktorët e jashtëm me sfidat globale si lufta në Ukraine që ka përshpejtuar presionet e inflacionit, por ka ndërprerë kanalet e furnizimit por nga ana tjetër indeksi i biznesit ka pësuar rënie në 3-4 vitet e fundit. Indeksi është i rëndësishëm sepse mat klimën e biznesit, dhe kjo na shqetëson. Klimën e biznesit e ka Shqipëria ne dorë”, shtoi Jaço. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, mësuesit do të testohen nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën

    Lajmi i rradhës

    Anketa: 59,9 për qind e bullgarëve konsiderojnë se me “propozimin francez” nuk janë marrë parasysh interesat e Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë