DHUNA NDAJ MJEKËVE | Gati 80% e mjekëve keqtrajtohen në vendet e punës në RMV

    OBSH-ja ka njoftuar se 38% e punonjësve shëndetësor, gjatë karrierës së tyre, kanë qenë cak i sulmeve fizike, kurse shumë të tjerë kanë qenë të ekspozuar ndaj keqpërdorimeve online dhe verbale. Këto statistika janë përmendur nga Oda e Mjekëve me rastin e shënimit të 12 Marsit – Ditës Evropiane kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor.

    Në një anketë të zbatuar vitin e kaluar nga Oda e Mjekëve, 77.9% e mjekëve të anketuar janë prononcuar se gjatë karriresës së tyre kanë përjetuar dhunë fizike apo verbale në vendin e punës, 34.5% kanë qenë viktima të dhunës fizike, 5.2% kanë përjetuar dhunë fizike pa lëndime trupore, kurse 1.6% janë sulmuar fizikisht dhe me lëndime trupore. Këto statistika janë përmendur nga Oda e Mjekëve me rastin e shënimit të 12 Marsit – Ditës Evropiane kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor.

    “Punonjësit shëndetësor duhet të ndjehen të sigurtë në vendet e punës, të liruar nga presioni për cënimin e tyre, që në mënyrë optimale dhe cilësore t`i kryejnë obligimet e punës dhe të papenguar t`i mjekojnë pacientët” – thonë nga Oda e mjekëve.

    Nga Oda e Mjekëve thonë se një hap i rëndësishëm në drejtim të sigurisë së mjekëve në vendet e punës është edhe miratimi i ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilët dhuna fizike dhe verbale ndaj mjekëve dhe punonjësve tjerë shëndetësor vlerësohet si vepër penale, për të cilët parashihet dënimi me burg nga 6 muaj deri më 5 vjet.

    Lajmi Paraprak

    Treni historik i Kërçovës pa përkujdesje, shfrytëzohet nga narkomanët! Banorët kërkojnë të mirëmbahet

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri: Nxënësit e Çashkës do të mësojnë në gjuhën shqipe në vitin e ardhshëm shkollor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë