Dhuna në familjet shqiptare / Psikologia: Gratë manipulohen dhe tërhiqen nga denoncimet

    Rastet e dhunës në familje në vendin tonë po rriten me shpejtësi. Po ashtu rritje kanë pësuar edhe denoncimet dhe kërkesat për urdhër mbrojtje. Por ajo çka vihet re është se në shumicën e rasteve, denoncueset gra duan të tërhiqen.

    “Nga praktika ime si psikologe, eksperte edhe pranë institucionit të gjykatës, ka shumë raste që paraqesin kërkesë për urdhër mbrojtje problemi qëndron tek vazhdimësia e urdhrit të mbrojtjes. Sistemet që janë suportuese ndaj gruas në përgjithësi, qoftë suporti ekonomik qoftë suporti social kanë dështuar në Shqipëri pra ne nuk mundemi të ofrojmë një asistencë të mirë ekonomike për ta integruar këtë grua pas urdhrit të mbrojtjes apo pas divorcit që mund të ndodh me bashkëshortin”– shprehet psikologja Aurela Agalliu.

    Bazuar dhe në rastet që trajtojnë, psikologët shpjegojnë se shpeshherë gratë ndihen dhe të manipuluara nga dhunuesi i tyre. Kjo i bën këto gra që të bëjnë hapa pas, duke vlerësuar mbajtjen e familjes por me një person të dhunshëm.

    “Mund të them që një nga problemet kryesore është te faktit që gratë edhe tërhiqen është “manipulimi” që personaliteti i një dhunuesi i bën viktimës. Falja, të kërkosh ndjesë, të kërkosh të ribashkohesh e riviktimizon sërish gruan dhe nga vulnerabiliteti i saj ata përfitojnë. Së dyti unë mendojë që gjëja kryesore është moszbatimi i ligjeve dhe moseficenca e ligjeve që i ka bërë gratë të ndihen të frikësuara. Madje në një rast që kam pasur një zonjë më ka thënë një unë nuk mund ta vazhdojë urdhrin e mbrojtjes sepse kam frikë se ai do të dal nga burgu dhe do të më kërcënojë sërish ose edhe mund të më vrasë.”

    Në vitet e fundit shifrat tregojnë se 4500 gra në vit mesatarisht denoncojnë dhunën. Dhuna me bazë gjinore është një problem shqetësues i shoqërisë shqiptare, që fatkeqësisht vijon të marr jetë vajzash e grash në vendin tonë. Rritja e denoncimeve për dhunë tregon realitetin e trishtë që rrethon gratë në Shqipëri. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Fërkimet mes ShBA-së e Iranit trazojnë edhe më shumë Lindjen e Mesme

    Lajmi i rradhës

    Në RMV vdesin nga 10 njerëz në ditë nga kanceri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë