Dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, Gjykata e Tiranës vendos masën “arrest në burg” për edukatoren

    Edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat ku punonte është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës,

    Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua më 9 nëntor, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.

    48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

    Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

    Vendimi i Gjykatës së Tiranës

    Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, të cilët përveç reagimeve të shumta në rrjete sociale, kanë protestuar edhe  para Ministrisë së Arsimit.   /Tch/

    Lajmi Paraprak

    Një detaj nga seriali legjendar “Mr. Bean” nxit debat, kush është në veturën e kaltër?

    Lajmi i rradhës

    A po troket një krizë e re borxhesh publike në vendet e BE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë