Dibra këtë verë po e kalon pa zjarre

    Edhe pse në Dibër dhe rajoni ashtu siç ndodh edhe në pjesët tjera të vendit, këtë verë ballafaqohemi me temperatura të larta  deri në këtë moment nuk janë regjistruar zjarre në hapësirë. Kjo ndodhë për shkak të angazhimit maksimal të institucioneve të cilët kanë obligime për të mos lejuar zjarre. Në këtë drejtim në prag të verës u mbajtën edhe takime të shumta të të gjithë institucioneve lokale, dhe me një plan strategjik faktikisht gjatë sezonit veror si njësia antizjarr në Dibër ashtu edhe policia pyjore, Qendra për menaxhim me kriza, pushteti vendor etj, gjë që dha rezultate. Dibra këtë verë nuk ka zjarre.

    Në njësinë antizjarr në Dibër thonë se angazhimi për kontrolle të pyjeve është i rregullt. Komisari i kësaj njësie Xhetan Miftaroski për gazetën KOHA thotë se bashkëpunimi mes institucioneve dha rezultate. “Deri në këtë moment në Dibër dhe rajon nuk janë regjistruar zjarre në hapësira. Në krahasim me vitet e tjera kur gjatë sezonit veror kishim zjarre në hapësira, tani falë angazhimeve të institucioneve ka një kontroll maksimal në lidhje me mbrojtjen e pyjeve dhe hapësirave të tjera dhe zjarre nuk janë regjistruar. Në njësinë antizjarr ka një gatishmëri maksimale për intervenime eventuale”, thotë njeriu i parë i njësisë Miftaroski.

    Ai sqaron se të gjithë zjarrfikësit janë të përgatitur për intervenime dhe njëkohësisht edhe autobotet janë të gatshëm në çdo moment. Këtu na informojnë njëkohësisht se çdo ditë kontaktet me policin pyjore, pushtetin vendor dhe Qendrën për menaxhim me kriza janë të rregullta. Nëpërmjet mediumeve lokale dhe rajonale, në kontinuitet ka apele që popullata të respekton vendimet të institucioneve që të mos lëvizin në pyje dhe njëkohësisht që të mos shkaktojnë zjarre në hapësirë.

    Kur jemi tek temperaturat e larta dhe mbrojtjen nga zjarret në rajonin më të gjerë të Dibrës respektivisht në territorin e parkut nacional “Mavrov” poashtu janë vendosur kufizime të lëvizjes. Drejtori i parkut nacional “Mavrova”, Saimir Ajdini ka informuar se me vendim të drejtorisë të parkut janë bërë kufizime të lëvizjeve në territorin e parkut. Drejtori sqaron se respektohen rregullat që kanë vendosur institucionet qendrore e që kanë të bëjnë me territoret e mbrojtjeve.

    Ky vendim me të cilin bëhen kufizime të lëvizjes të popullatës në territorin e parkut i cili faktikisht kufizohet me territorin e komunës Dibër dhe territorin e komunës së Gostivarit nuk vlen për përfaqësuesit të MPB-së,Qendrës për menaxhim me kriza, policisë pyjore, dhe institucioneve të tjera. Grupet turistike të cilët në mënyrë të organizuar vizitojnë pjesët e parkut nacional janë të detyruar të marein leje në Qendrën për informim në Mavrovë.

    Lajmi Paraprak

    Cikli menstrual – Çfarë është normale dhe çfarë jo

    Lajmi i rradhës

    REZULTATE MODESTE TË HETIMEVE! Raporti për pastrimin e parave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë