Dibranët do të ngrohen me pelet dhe rrymë elektrike

    Dibranët dukshëm kanë ulur interesimin për sigurimin e drurit për ngrohje që ka të bëj me sezonin e ardhshëm dimëror. Në krahasim me vitin që kaloi, sipas të dhënave të njësisë “Stogova”, e cila është pjesë e ndërmarrjes shtetërore “Pyjet e Maqedonisë së Veriut”, ulja e interesimit ka të bëjë me orientimin e një pjese të dibranëve që gjatë dimrit të sigurojnë ngrohje me pelet ose rrymë elektrike. Kjo ndodh sepse çmimet të druve për ngrohje nuk kanë lëvizë.

    Drejtori i njësisë “Stogova” në Dibër, Rami Lata për gazetën KOHA thotë se deri tani me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, interesimi për sigurim in e druve për sezonin dimëror është më i ulët për 20 për qind.

    “Vitin e kaluar deri në muajin gusht për kërkesat e qytetarëve dhe institucioneve bëmë plasmanin të mbi 12 mijë kubikëve dru për ngrohje. Këtë vit në të njëjtën periudhë janë shitur afro 10 kubik dru”, thotë drejtori Lata dhe shton se me të gjithë amvisëritë dhe institucionet me të cilët kishim kontrata, ata janë realizuar tërësisht.

    “Realizimi i porosive është qind për qind dhe jemi të kënaqur nga aktivitet që kanë bë punëtorët e njësisë thonë këtu. Kur jemi tek realizimi i kontratave, të potencojmë faktin se në kohë drutë i kanë marr edhe pensionistët dibran. Një pjesë e mirë e pensionistëve me qëllim që të mos kenë probleme financiare duke marr parasysh pensionet e ulëta, me vite paguajnë drutë me këste”, thotë ai.

    Në Shoqatën e Pensionistëve thonë se kjo është një ndihmë e madhe për pensionistët e veçmas për ata të cilët kanë pensione të ulëta. Drejtori Rami Lata thotë se plasmani i druve në familjet e pensionistëve gjithmonë ka patur prioritet. Kështu është edhe këtë vit. Ai sqaron se falë kohës shumë të mirë për eksploatimin e druve, punëtorët të njësisë Stogova pranë ndërmarrjes shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”, plasmani i druve është në nivel.

    Por, normalisht edhe pse aktualisht ka një ulje të interesimit për dru për ngrohje, presim përmirësim të situatës. Kemi sasi të mjaftueshme të druve dhe përveç plasmanit të druve që bëhet deri në shtëpitë e konsumatorëve. sasi të mjaftueshme të drurit ka edhe në depot e njësisë tonë Stogova në Dibër, thotë drejtori Rami Lata.

    “Një kubik dru të klasit të parë aktualisht shitet për 2850 denarë. Nëse transporti bëhet deri në shtëpitë të klientëve çmimi është 3200 denarë. Është një çmim shumë më i ulët se çmimi i drurit që shitet në qytete të tjera të vendit”, thotë Lata.

    Duhet të potencojmë edhe faktin se duke marrë parasysh pranim të rezervave të mjaftueshme të drurit, drurin e plasojmë edhe në komunat e tjera. Normalisht me çmimet të njëjta, gjë që rrit interesimin e plasmanit të druve në komunat fqinje. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Rritet kërkesa për marrje me qira të banesave

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Eksponentë të lartë të BDI-së, e lutën Pendarovskin që ta kthejë Gruevskin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë