Dibranët më shumë i parapëlqejnë banesat se sa shtëpitë

    Dekadën e fundit ka ndryshuar në Dibër përzgjedhja nga shumë familje të cilët janë përcaktuar për të siguruar strehimin për të jetuar. Më të preferuarat për shumë familje tani janë banesat sesa shtëpitë. Vite më parë shtëpitë ishin kryefjala e familjeve dibrane, por ajo tashmë i takon dekadës së kaluar. Vet fakti se në Dibër lulëzon ndërtim i banesave kolektive, ku momentalisht janë duke u ndërtuar edhe gjashtë ndërtesa kolektive, flet qartë se dibranët janë të përcaktuar që për banim të zgjedhin banesa.

    Vitet e fundit kanë qenë vite që kanë shënuar regres në shitjen e patundshmërive, vlerësojnë kompanitë që merren me këtë biznes në Dibër. Sipas tyre tashmë blerësit më shumë janë të interesuar për blerjen e hyrjeve në banesat kolektive dhe jo si dikur kur interesi kishte për shtëpitë private dhe për parcela në qytet. Ky ndryshim sipas tyre, arsyetohet me faktin që tashmë fuqia blerëse ka ndryshuar si pasojë e krizës edhe pse çmimet e banesave në krahasim me shtëpitë private tashmë janë shumë më të larta se dikur. Në pjesën më të madhe shtëpitë, objektet afariste dhe patundshmëritë e tjera të cilat janë në shitje në qytetin e Dibrës, blihen në të shumtën e rasteve nga banorët e fshatrave përreth, konfirmojnë ndërmjetësit e shitjeve si dhe ndërmarrjet që merren me këtë biznes.

    Sipas pohimeve që vinë nga këto kompani, pjesën e blerjen e patundshmërive e kanë banorët e fshatrave përreth të cilët më shumë në qytet blejnë shtëpi, ndërsa banesa sidomos prindërit që fëmijët kanë në mërgim e që jetojnë të vetëm në Dibër. Gjithashtu, sipas këtyre pohimeve në trend tashmë nga mërgimtarët është blerja e banesave në godinat kolektive të cilat shfrytëzohen nga ata vetëm gjatë kohës së pushimeve, fenomen i cili është masivizuar viteve të fundit.

    Një pronar, i cili prej disa vitesh është në biznesin e shitblerjeve tregon se prej kohësh blerësit kryesor të patundshmërive në qytetin e Dibrës janë mërgimtarët, por sqaron se volumi i shitjeve është shumë në rritje nga viti në vit.

    Ndërkohë, nga sektori i urbanizmit pranë komunës Dibër pohojnë se para disa vitesh kishte njëfarë ekspansioni ndërtimesh që erdhi edhe si pasojë e shitblerjeve të pronave, por nga aty shtojnë se dy vitet e fundit kanë rezultuar me rritje në sektorin e ndërtimeve. Gazmend Cami nga sektori i urbanizmit komunal potencon se pavarësisht shitblerjeve të shumta të banesave në ndërtesat kolektive që janë realizuar në qytetin e Dibrës, sërish volumi i ndërtimeve vazhdon të jetë i madh. Momentalisht janë në ndërtim gjashtë ndërtesa kolektive të cilët shiten shumë shpejtë kryesisht nga mërgimtarët dibran. Ndërsa shtëpitë shiten më me zor edhe ata kryesisht blihen nga banorët e viseve rurale. Çmimi i shtëpive është shumë më lirë se sa çmimi i banesave, por blerësit më shumë janë të interesuar për banesa se sa për shtëpi. Ndërsa çmimi i banesave kohën e fundit ka një rritje për afro 20 për qind dhe një metër katror tani shitet prej 650 deri në 750 euro. /koha/

    Lajmi Paraprak

    TRANSPORTI PUBLIK “NË LER”! Autobusët larg normalizimit

    Lajmi i rradhës

    OBJEKTET E NDËRTUARA PA LEJE | Zgjidhja te konfiskimi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë