Dibranët përballen me fatura të pashlyera kur blejnë shtëpi

    Ndërmarrja komunale publike “Standardi”, në Dibër e cila ballafaqohet me probleme të mëdha financiare, kohëve të fundit ka problem edhe me qytetarët të cilët shesin pronat e tyre respektivisht shtëpitë dhe banesat, por që paraprakisht nuk kanë shlyer borxhet që kanë të bëjnë me faturat për ujë dhe mbeturina. Problemi është akut, dhe drejtoria e ndërmarrjes sugjeron që gjatë kontratave për shitblerje të shtëpive individuale dhe banesave, pronarët e rinj të kërkojnë nga pronarët që kanë shitur pasurinë dokument edhe për shlyerjen e borxheve ndaj ndërmarrjes komunale. Është një problem shumë i madh i cili shkakton problem edhe në rregullimin ligjor që del nga ligji për obligacione.

    Sipas njoftimit të ndërmarrjes “Standardi”, të gjithë qytetarët në bazë të rregullores të punës të ndërmarrjes Komunale Publike “Standardi” – Dibër që janë person fizik apo juridik gjatë procesit të shitblerjes të pronave të caktuara të kenë kujdes dhe kontroll që borxhet për ujë dhe mbeturina të jenë të shlyera.

    Drejtori i ndërmarrjes komunale, Burim Kaba sqaron se nëse borxhet nuk janë të shlyera, blerësi i pronës nuk do të mund të kalojë faturën e ujit në emrin e tij si pronar i ri i objektit. Prandaj të gjithë faturat do t’i dërgohen në emër të ish pronarit respektivisht të shitësit të shtëpisë, edhe pse prona është e shitur. Ai sqaron se ka shumë raste që ish pronarët të mos kenë shlyer borxhet dhe në një mënyrë perfide kërkohet që borxhet të ia paguaj pronari i rij.

    “Duke marrë parasysh këtë situatë që është prezent në qytetin e Dibrës duam që vendimi i ndërmarrjes komunale të respektohet për çka edhe informojmë popullatën dibrane që t’i ketë parasysh këta vendime dhe njoftime”, thotë drejtori Kaba.

    Grumbullimi i borxheve në këtë ndërmarrjes shkakton probleme në punën materiale të ndërmarrjes e cila është themeluar nga komuna Dibër. Në situatë kur sasia e borxheve të painkasuara nga institucionet, firma dhe qytetarë të Dibrës, kalon 1 milion euro, kurse borxhet të ndërmarrjes komunale poashtu janë mbi 1 milion euro, patjetër vendimi i ndërmarrjes është teje i nevojshëm. Tani kur ka një rritje të butë të grumbullimit të mjeteve nga faturat, vlerësohet se tejkalimi i problemit me pagesën e faturave kur ka shitblerje të pronave do të mundësojë sado pak tejkalim edhe të një pjese objektive të financave.

    Të theksojmë se ndërmarrja komunale e Dibrës ka probleme të shumta me pagesën të kontributeve për shëndetësi dhe pensionim dhe në këtë drejtim më se një dekadë punëtorët marrin paga por pa pagesën e kontributeve. Andaj besohet se me aktivitete që ka ndërmarr drejtoria e ndërmarrjes do të përmirësohet situata financiare në këtë ndërmarrje komunale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

    Lajmi i rradhës

    MAQEDONIA E ZHYTUR NË KREDI | Çdo qytetar ka borxh 1700 euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë