Dibranët shumë pak kërkojnë ndihmë tek Avokati i Popullit

    Gjatë vitit që kaloi Avokati i Popullit, Zyra Rajonale Kërçovë ka ngritur mbi 200 parashtresa, por vetëm nëntë janë nga banorët e komunës Dibër. Ky fakt tregon se në krahasim me banorët të komunave Kërçovë, Ohër, Strugë, Makedondsi Brod, nga komunat e rajonit të Dibrës vazhdon të jetë edhe më tej numri i vogël i qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit – zyra rajonale -Kërçovë e cila e mbulon edhe komunën Dibër.

    Në bisedën që patëm me zëvendës-Avokatin e Popullit, Ylber Rufati nga Zyra rajonale në Kërçovë, u informuam se në komunat të cilat i mbulon kjo zyrë janë ngritur gjithsej mbi 200 parashtresa. Bëhet fjalë siç thotë Rufati, për sferat e diskriminimit, kompetencat e policisë, statusi civil dhe punët e tjera të brendshme, jurispodencë, prokurori, sigurimi dhe mbrojtja sociale, marrëdhëniet e punës pastaj marrëdhëniet banesore, mbrojtja shëndetësore, sigurimi pensional si dhe në sferat e arsimit të drejtat e fëmijëve, etj. Por, sa i takon interesit të dibranëve për të kërkuar ndonjë të drejt nëpërmjet këtij institucioni edhe më tej interesimi është i ulët.

    Zëvendës Avokati i Popullit nga Zyra rajonale e Kërçovës, Ylber Rufati thekson se gjatë vitit 2022 janë nëntë parashtresa. Ai sqaron se sa i takon parashtresave për problemet me prokurorinë, është një e cila është edhe e mbaruar dhe ka vendim për këtë parashtresë. Tre parashtresa janë nga sfera e gjyqësorit dhe të tre janë në procedurë. Në vitin që kaloi dy parashtresa ka pasë nga sfera e marrëdhënieve në punë dhe po të dyja kanë përfunduar. Sa u takon të drejtave të tjera poashtu ka tre parashtresa të cilat kanë përfunduar dhe një parashtresë është nga sfera e të drejtave të konsumatorëve e cila është në procedurë. Zëvendës Avokati i Popullit Ylber Rufati potencon për gazetën KOHA se në lidhje me parashtresat që dërgohen nga komunat e këtij rajoni ndërmerren të gjithë aktivitetet në kohë, por normalisht, thotë ai, ata parashtresa pastaj në detaje analizohen dhe zgjidhen në përputhje me ligjin. Është krejt normale që pjesa më e madhe e kërkesave të jenë në lidhje me sferën e mos diskriminimit që ka të bëj me të drejtat si dhe me problemet që dalin nga sfera e mbrojtjes dhe sigurimit, marrëdhëniet në punë, mbrojta shëndetësore, etj.

    Nëse bëhet analizë për interesimin e banorëve të Dibrës por edhe banorëve të komunës rurale Qendër Zhupë, rreth interesimit të tyre për të kërkuar të drejta nëpërmjet Avokatit të Popullit duhet theksuar se komuna Dibër në krahasim me komunat të tjera të këtij rajoni në kontinuitet ka numër më të ulët të kërkesave. Në vitin 2020 ka patur vetëm dy parashtresa kurse në vitin 2021 vetëm gjashtë dhe tani sa i takon vitit 2022 numri i parashtresave është 9. Numri i vogël i parashtresave shpesh herë lidhet me nevojën për një informim më të madh për përkrahjen që i jep Avokati i popullit – Zyra rajonale në Kërçovë por edhe bindja e popullatës se sa mund të ndihmoj ky institucion për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve. Dibranët të cilët kanë patur parashtresa në Zyrën rajonale në Kërçovë edhe pse janë të pakët, thonë se janë të kënaqur nga zgjidhja e tyre. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet”

    Lajmi i rradhës

    Pse ka çnjohje të Kosovës dhe cilat janë pasojat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë