Çfarë duhet të bësh përpara se të ruash pulën në ngrirje

    Ndonëse freskia është një faktor kyç në cilësinë dhe vlerat ushqyese tek çdo ushqim, amvisat zgjedhin që ndonjëherë mishrat t’i ruajnë edhe në ngrirje.

    Mishi i pulës përveçse ndër më të shëndetshmit, hyn edhe tek mishrat më të parapëlqyer për shumicën e njerëzve.

    Gatuhet dhe konsumohet gjatë gjithë vitit për shkak të shijes së butë dhe të veçantë që ka.

    Ndonëse freskia është një faktor kyç në cilësinë dhe vlerat ushqyese tek çdo ushqim, amvisat zgjedhin që ndonjëherë mishrat t’i ruajnë edhe në ngrirje.

    Kjo zgjedhje është ideale për ata që duan t’i ruajnë ushqimet e tyre për një kohë më të gjatë.

    Prej kohësh ekspertët rekomandojnë mënyra se si të ruani dhe kujdeseni për ushqimet tuaja në mënyrë që të mos ju ikin vlerat ushqyese por edhe që shija e tij të jetë sa më e pasur.

    Njëjtë ndodh edhe me mishin e pulës.

    Ekspertët thonë se amvisat mund ta fusin mishin e pulës, copat ose fileton e saj në ngrirje bashkë me salcën e marinimit.

    Ruajtja e mishit të pulës në ngrirje bashkë me salcën e marinimit, është një garanci më shumë që vakti i pritur është plot me shije dhe aromë.

    Për më tepër, mishi është gati për gatimin e përzgjedhur dhe kështu amvisat nuk shpenzojnë më shumë kohë për ta përgatitur atë.

    Pas nxjerrjes se qeses nga ngrirja, ekspertët këshillojnë që qesja e mbushur të mbahet në frigorifer për një ditë në mënyrë që ndërsa shkrin të përthithë aromat e salcës së marinimit.

    Nëse nuk keni kohë, mishin e marinuar mund ta hidhni direkt në tenxhere bashkë me salcën e marinimit.

    Rregulli i artë i sigurisë ushqimore sa i përket pjesës së sipërme të frigoriferit është që asnjë ushqim i marinuar nuk duhet të qëndrojë në temperaturë frigoriferi për mbi 24 orë.

    Por ky rregull nuk vlen për ngrirjen sepse kjo e fundit ndalon procesin e marinimit deri në momentin që mishi nis të shkrijë.

    Lajmi Paraprak

    ‘Digjet’ Maqedonia e Veriut, regjistrohen temperatura mbi 43 gradë celcius

    Lajmi i rradhës

    Qeramikë, Metal apo Qelq | Si të zgjidhni tavën e duhur për çdo gatim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë