Digjet vetura e prokurorit Bubevski – nga zjarri shkatërrohet edhe dokumentacioni i i kompanisë “Rrugë dhe rrugica”

    Fotografia është ilustruese

    Vetura e prokurorit Garil Bubevski është djegur në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në barakat e kompanisë “Rrugica dhe rrugë”. Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme, por prokurori nuk target i zjarrit, përcjell Nistori.

    “Zjarri ka përfshirë pjesërisht dhe një veturë “Skoda”, me targa të Shkupit, në pronësi të GB (45) nga Shkupi dhe barakat e RR “Rrugica dhe rrugët” të cilat janë djegur plotësisht, njofton MPB.

    Ky prokuror së bashku me prokuroren Fatime Fetai kanë përfaqësuar aktakuzën për rastin “Monstra” i cili ishte në listën e lëndëve për të cilat Zoran Zaev dhe Afrim Gashi u pajtuan për shqyrtim.

    Sipas informacioneve, nga zjarri është shkatërruar i gjithë dokumentacioni i kompanisë.

    Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin, por e gjithë pjesa e brendshme e ndërmarrjes është djegur.

    Gjatë shpërthimit të mbrëmshëm është djegur plotësisht edhe vetura e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës, Gjorgji Manaskov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të shmangni tharjen e dëmshme të ajrit nga ngrohësit gjatë dimrit

    Lajmi i rradhës

    Pse nuk duhet t’i detyrojmë fëmijët të thonë ‘Më fal’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë