Pse nuk duhet t’i detyrojmë fëmijët të thonë ‘Më fal’

    A keni parë ndonjëherë një fëmijë që shtyn një moshatarin e tij dhe pasi sheh që një I rritur është duke e parë, thotë me gjysmë zëri “Më fal”, në një mënyrë që tregon se vetëm “më fal” s’ka dashur të thotë.

    Është shumë e qartë se kjo nuk bën asgjë për të ndihmuar fëmijën e dëmtuar, dhe as nuk jep ndonjë lloj mësimi ndaj atij që e bëri veprimin. Por çfarë tjetër mund të bëni? Si t’u mësoni fëmijëve se çfarë gjërash kanë bërë keq, si të sillen dhe si të kenë ndjeshmëri për të tjerët?

    Ka një mënyrë tjetër dhe është çuditërisht e drejtpërdrejtë.

    Nëse doni t’u mësoni fëmijëve duke zgjidhur gjërat pa thënë “Më fal”, provoni këtë  proces të thjeshtë.

    Roli i një të rrituri në zgjidhjen e konfliktit është të jetë një ndërmjetës neutral, të shtrojë pyetje për t’I nxitur fëmijët të shprehin ndjenjat duke folur me njëri-tjetrin.

    Së pari, ndani fëmijët

    Nëse konflikti është i dhunshëm, hapi i parë është ndarja e fëmijëve në mënyrë që askush të mos dëmtohet. Kjo bëhet në mënyrë të vendosur, por pa zemërim. Mbajtja nën kontroll e emocioneve tuaja nga kjo gjë mund të jetë e vështirë, por qëndrimi sa më neutral përqendrohet te fëmijët dhe i ndihmon ata të ndjehen të sigurt për të folur për ndjenjat e tyre dhe për të qenë të sinqertë në lidhje me atë që ka ndodhur.

    Kur fëmijët janë relativisht të qetë ata janë të gatshëm të flasin me njëri-tjetrin.

    Pastaj bëni pyetje të tipit: “Çfarë ndodhi? Si ndihesh?”

    Filloni duke pyetur çdo fëmijë çfarë ka ndodhur. Pastaj pyesni se si ndihet.

    Përsëriteni atë që ai tha për të siguruar që ju të kuptoni dhe se është e qartë për fëmijën tjetër. “Je mërzitur se Xhoni të tha që nuk do të luajë me ty dhe të shtyu?”

    Më pas jepini radhën fëmijës, “Xhoni, ti je mërzitur sepse Timi të ndoqi në parkun e lojërave dhe të goditi?”

    Çfarë duhet të bëni ndryshe?

    Në vend që të jepninjë dënim, pyesni fëmijët se çfarë mund të kishin bërë për të trajtuar situatën në mënyrë më të përshtatshme.

    Mund t’ju duhet t’u jepni atyre disa alternativa për mënyrën se si mund të përgjigjen.

    Për shembull, ju mund të thoni, “Xhoni, nuk është mirë nëse I shtyjmë shokët. Ti mund t’I kishe thënë Timit të most ë ndiqte pas dhe të kërkoje ndihmë kur ai po të godiste. Timi, mund t’I kishe kërkuar Xhonit që të luante me ty në vend që ta ndiqje pas.

    Me kalimin e kohës, fëmijët do të jenë gjithnjë në gjendje ta bëjnë këtë vetë.

    Çfarë duhet për t’u ndier më mirë?

    Shumë herë, fëmijët do të jenë të qetë pas kësaj bisede. Ndonjëherë edhe pse, njëri nga ata mund  të vazhdojë të jetë i lënduar ose i mërzitur. Ju mund t’i pyesni ata, “Çfarë duhet të bëjmë që të ndihesh më mirë?”

    Fëmijët shpesh kërkojnë një përqafim ose nganjëherë një pije nëse lëndohen. Ndihmoni të dyja palët të ndihen më mirë që fëmijët të ndihmojnë njëri-tjetrin me gjithçka që u nevojitet.

    Pse nuk duhet ndëshkim?

    Ju mund ta vini re se në këtë shkrim nuk është përmendur fare ndëshkimi. Kjo pasi ekspertët këshillojnë fokusimin në trajtime natyrale dhe jo me ndëshkime.

    Shpesh, mund të mos ekzistojë nevoja për ndëshkime në mënyrë që të zgjidhet konflikti, por nëse një fëmijë vazhdimisht thyen rregullat, mund të jetë nevoja për ndëshkime.

    Për shembull, “Xhoni, kjo është hera e dytë që ke lënduar shokët në sheshin e lojërave sot. Do qëndrosh me mua tani deri sa të ikim.”

    Po në lidhje me kërkimin e faljes?

    Sipas ekspertëve në vend që ta bëni fëmijën tuaj të kërkojë falje, provoni ta modifikoni mënyrën e të kërkuarës falje për ta. Praktikoni këtë gjuhë me fëmijën ose partnerin tuaj para fëmijës.

    Nëse ju I jepni një model ku kërkohet falje për gabimet, fëmija do të bëjë shumë më tepër se sa kaq.

    Ndihmojini fëmijët të punojnë me fjalët që mund të përdorin dhe ndihmojini që të ndihen më mirë. Disa fëmijë mund të ndihen të kënaqur pasi kanë kërkuar falje.

    Sigurisht që ka edhe raste kur fëmijët duhet të kërkojnë falje, por në rastet e zënkave me moshatarët e tyre ka vend për shumë më tepër se sa kaq.

    Le të ndalemi dhe t’u japim atyre mjetet me të cilat ata duhet të flasin për mosmarrëveshjet, të shprehin ndjenjat e tyre dhe të jenë njerëz paqësorë në një botë, e cila ka shumë nevojë për njerëz të tillë./Pernenatal/

    Lajmi Paraprak

    Digjet vetura e prokurorit Bubevski – nga zjarri shkatërrohet edhe dokumentacioni i i kompanisë “Rrugë dhe rrugica”

    Lajmi i rradhës

    PENDAROVSKI E THOTË TROÇ – Vendim gjyqësor për tragjedinë në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë