Marrëveshja për fqinjësi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk duhet të ndryshohet, ka deklaruar për BNT, historiani, profesor Hristo Matanov dhe gazetari Nikolla Krastev, përcjell Nistori.
“Vizita e përbashkët është hap në drejtim të duhur. Në rast se nuk e keni vërejtur, presidenti i Maqedonisë ka thënë diçka për ndryshimin e Marrëveshjes për fqinjësi. Loja është gjeopolitike, për të bërë testimin e BE-së. Ne nuk në interes të parë për Bashkimin Europian, tani tema është Bjellorusia”, ka deklaruar Мatanov.
Gazetari Nikolaj Krastev thotë se është hera e fundit për të ripërtërirë dialogun, për të rivendosur marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë.
“Rusia dhe forcat më të mëdha të BE-së nuk kanë interes që Bullgaria dhe Maqedonia të kenë marrëdhënie të mira. Qeveria aktuale patjetër të vazhdojnë të rishikojnë kontekstin rajonal. Dikush dëshiron ta ndajë Ballkanin”, ka paralajmëruar gazetari. /Nistori/