Dimeski: Të shkurtohet ndriçimi i rrugëve të paktën një orë

    Edhe pse kryeministri dhe autoritetet kompetente vazhdimisht na rikujtojnë se na pret dimër i vështirë me krizë energjetike, ku mund të përballemi me mungesë të rrymës dhe të mundshme janë edhe kufizimet, në këtë periudhë kur mundur për të kursehet, kjo gjë nuk po ndodh! Jane Dimeski, këshilltar në qytetin e Shkupit nga iniciativa qytetare “Shans për Qendër”, ka reaguar duke thënë dritat e rrugëve ndizen pa nevojë në periudhë kur ende është ditë.

    “Thonë se është krizë energjetike, por nëse shikon përreth, nuk duket kështu. Tani ora është 19:20, jashtë është ditë dhe ndriçimi i rrugëve tashmë është duke punuar. E njëjta gjë ndodh në mëngjes. Domethënë dritën e ditës e kemi edhe para orës 05:00 dhe llambat punojnë deri rreth orës 5:25”- Jane Dimeski, këshilltar në Qytetin e Shkupit “Shans për qendrën”- deklaroi Jane Dimeski, këshilltar në Qytetin e Shkupit “Shans për Qendrën”.

    Ka pasur nismë për të fikur dritat në fasadat e institucioneve publike, por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë. Ndodh shpesh që shandanët në parkun e “Gruaja luftëtare” të ndriçojnë gjatë gjithë ditës, ndonëse autoritetet vazhdimisht theksojnë se rryma duhet kursyer. Dimeski thotë se gjatë kësaj periudhe verore kur dielli lind më herët dhe perëndon më vonë, energjia elektrike mund të kursehet duke e shkurtuar ndriçimin rrugor të paktën një orë.

    Nëse fillojmë t’i ndezim dritat gjysmë ore më vonë dhe t’i fikim gjysmë ore më herët, do të arrijmë të reduktojmë ndriçimin publik me rreth një orë në ditë, domethënë nuk do të funksionojë në periudhën kur nuk ka nevojë për të, siç është tani, për shembull. Sipas llogaritjeve tona, do të na kursejë nga 100 deri në 150 euro në ditë ose nga 3 deri në 4 mijë euro në muaj, sipas çmimeve aktuale të rrymës.

    Pyetëm në Qytetin e Shkupit nëse do të ndërmerret diçka për këtë. Zëdhënësja Dragana Kalovska, thotë se me fillimin e krizës, Qyteti ka nisur zbatimin e masave të kursimit duke zbehur dritat LED të ndriçimit rrugor në maksimum 70% të fuqisë, por shton se nuk do të ketë kufizime në ndriçimin e rrugëve.

    “Qyteti, në interes të sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve, nuk ka në plan të fikë ndriçimin publik në orët e mbrëmjes në bulevardet nën autoritetin e qytetit. Kompleti i masave emergjente të kursimit të energjisë, i pari i këtij lloji në Maqedoni, është në fazën përfundimtare. Është bërë zvogëlim i shpenzimeve joproduktive të Qytetit, me qëllim të kursimin e mjeteve që do të mund të viheshin në funksion të tejkalimit të krizës energjetike, që edhe përkundër gjendjes së vështirë ekonomike dhe krizës energjetike, të mos ketë shkurtime nga projektet që janë të rëndësishme për t’u realizuar në interes të qytetarëve.”- Dragana Kalovska, zëdhënëse Qyteti I Shkupit.

    Përndryshe, Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, para disa muajsh ka marrë masa drastike për të kursyer rrymë, kështu që gjatë natës tërësisht e ka fikur ndriçimin rrugor të komunës. Ai më pas tha se një masë të tillë ka vendosur për shkak të faturave jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Shkup, edukatoret nuk raportojnë te prindërit se fëmija i tyre u lëndua në kopsht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë