Dimitar Kovaçevski kryetar i ardhshëm i LSDM-së dhe kryeministër i RMV-së?

    Në konferencën e sotme për media pas takimit ndërmjet Gashit dhe Zaevit, njeriu i parë nuk ka treguar nëse Dimitar Kovaçevski do të jetë kryetar i LSDM-së dhe poashtu kryeministër i ardhshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan Nistori.

    “Zëvendësministri aktual i Financave, Dimitar Kovaçevski, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv dhe anëtar i kryesisë së LSDM-së sot është në atë cilësi. Kovaçevski është një nga bashkëpunëtorët e mi të parë. Dhe LSDM do të vendosë nëpërmjet anëtarësimit përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i LSDM-së. Kam vendosur që sot ta ftoj pikërisht Dimitar Kovaçevskin të jetë sot me mua”, tha Zaev.

    Përndryshe, zëra të brendshëm nga LSDM për Nistori thonë se Dimitar Kovaçevski është kandidati më potencial për kryetar partie. Burime nga LSDM dëshirojnë të mbeten anonim me qëllim që të mos ndikojnë në përzgjedhjen e anëtarësisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Simovski: Ka regjistrime të dyfishta në regjistrimin e popullsisë

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Deklarata e Radevit s’ka të bëjë me realitetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë