Dimitrievski: Burokracia në RMV është e ngadaltë dhe problem i madh

    “Ka shumë objekte në Kumanovë të ndërtuara pas miratimit të ligjit për legalizimin dhe opsioni është ose të rrënohen 7000-8000 ndërtesa ose të pritet ligj i ri që do ta zgjidhë problemin”.

    Kështu është shprehur kandidati që garon edhe për një mandat tjetër, njëherësh kryetar aktual i Kumanovës, i propozuar nga grupi i votuesve, Maksim Dimitrievski.

    Siç tha ai, në paraqitjen e tij mbrëmshme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, miratimi i ligjeve për objektet pa leje krijon probleme shtesë në atë sektor.

    “Miratimi shtesë i një ligji të ri, që përfshin më shumë ndërtime pa leje, stimulon ndërtime tjera. Përndryshe, ndërtesat ilegale në Kumanovë janë zvogëluar për 90%, sipas raporteve nga të gjitha shërbimet përkatëse komunale dhe inspektuese. Nuk ka asnjë rast në SPB Kumanovë që të ketë kallëzime penale kundër ndonjë vepër penale- ndërtim pa leje. Pse është kështu, duhet të prononcohet ministria përkatëse…”.

    “Burokracia është problem dhe vetë procedurat janë të ngadalta. Por imagjinoni, ju sillni një ligj të ri që krijon mundësi dhe stimulon ndërtime të paligjshme shtesë,” ka deklaruar Dimitrievski.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e dhjetë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Për herë të parë në procesin e votimit do të përdoren terminalet e gjurmëve të gishtërinjve, por si do të përdoren ato?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë