Në KSHZ janë dorëzuar 23 ankesa për parregullsi zgjedhore

    Deri dje në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej 23 ankesa lidhur me procedurën e votimit dhe procedurën e grumbullimit dhe përcaktimit të rezultateve.

    – shtatë ankesa nga partia politike VMRO-DPMNE, të cilat i referohen vendvotimeve 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në komunën Staro Nagoriçane,

    – Shtatë ankesa nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 2966/1 dhe 2958/1 në komunën e Shuto Orizarit, vendvotimin numër 1612 në komunën e Konçës, vendvotimet 835, 874 dhe 865 të komunës së Koçanit dhe vendvotimit 882 në komunën Çeshinovë-Obleshevë,

    – një ankesë nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila i referohet vendvotimit numër 1532 në komunën e Probishtipit,

    – pesë ankesa nga partia politike BDI, të cilat i referohen vendvotimeve numër 2341, 2352 dhe 2355 në komunën e Studeniçanit dhe vendvotimeve numër 2107 dhe 2108/1 në komunën e Zhelinës dhe

    – tri ankesa nga Grupi i Votuesve Enver Pajaziti lidhur me vendvotimet me numër 2037, 2040/1 dhe 2038 në komunën e Bërvenicës.

    Lajmi Paraprak

    Dimitrievski: Carovska dhe Filipçe duhet të jenë e kaluara e partisë

    Lajmi i rradhës

    Çka deri më tani solli konferenca klimatike në Glasgou

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë