Dimitrievski kërcënon: do të largohem nga Qeveria, nëse vendoset flamuri shqiptar

    Kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare.

    Dimitrievski ka reaguar pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti.

    “Ky është ai narrativi BDI që vazhdon në kontinuitet. Nëse vazhdon qasja e tillë nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, ka thënë Dimitrievski për “Kanal5”.

    Në fotografitë e takimit shihet se janë të vendosur tre flamuj, ai i Maqedonisë, flamuri shqiptarë dhe i BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Ramadani: është rrezik nëse Mickoski reshtohet krah Orbanit, Vuçiqit dhe Dodikut

    Lajmi i rradhës

    RMV renditet e pesta në Europë për nga ikja stafit arsimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë