Dimitrievski: Mos i gjuani Policët, ata mbrojtën vendin në vitin 2001

    I pari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje protestuesve që të mos qojnë dorë mbi Policinë, teksa ka tërhequr paralele në lidhje me konfliktin e 2001-së dhe të Lagjes së Trimave të vitit 2015.

    Ai ka thënë se janë po ato uniforma të cilat kanë mbrojtur vendin në ato vite, derisa ka rënë në kundërshtim me fjalët e veta, duke bërë po ashtu thirrje që të mos ketë gjuhë të urrejtjes dhe fyerje etnike, të cilën e bëri vetë nëpërmjet këtij shkrimi.

    “Mos qoni dorë, mos i gjuani Policët, nuk është faji i tyre, ata janë të njëjtin njerëz që kanë mbrojtur vendin në vitin 2001, në Lagjen e Trimave të Kumanovës dhe nëse duhet do ta mbrojnë përsëri. Fajtor janë ata që udhëheqin dhe me politika të gabueshme rrënuan Maqedoninë tonë dhe e shkombëtarizuan”, shkroi ndër të tjera ai. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia ka mbetur pa kuadro në industrinë e hotelerisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë