Maqedonia ka mbetur pa kuadro në industrinë e hotelerisë

    Vendi ka mbetur pa kuadro në industrinë e hotelerisë.

    Punëtorët tanë nga ky sektor po largohen në mënyrë masive për të punuar jashtë vendit dhe nëse kjo gjendje nuk ndryshon, atëherë për një vit, gjysma e restoranteve dhe hoteleve do të vendosin drynin në derë, paralajmërojnë nga Oda e turizmit dhe hotelerisë.

    Për të kompensuar mungesën e kuadrove, hotelierët kanë gjetur gjithsej pesë mijë kamerierë, pjatalarës, recepsionistë dhe shërbyese dhomash nga Turqia për të ardhur për të punuar në vend. Por ata kërkojnë që Maqedonia t’u mundësojë punësim në kushte të njëjta si për qytetarët tanë.

    “50 deri në 60 për qind e objekteve aktuale do të mbyllen”. Jo pesë mijë, por na mungojnë 20 mijë… Këta pesë mijë janë sa për të fikur zjarrin. Mungojnë kuzhinierë, ndihmëskuzhinierë, pjatalarës, recepsionistë, shërbëtorë, pesë mijë edhe atë urgjentisht…”, tha Arkan Kerim – Kryetar i Odës së Turizmit dhe hotelerisë.

    Vendi jonë nuk është tërheqës për punonjësit e turizmit nga Serbia dhe Shqipëria, sepse ata punojnë kryesisht në bregdetin e Adriatikut ose në Greqi.

    Sivjet shumica e punëtorëve nga Maqedonia janë larguar për punë sezonale në Kroaci, ku për shkak të mungesës së stafit, paga ka arritur deri në 2000 euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dimitrievski: Mos i gjuani Policët, ata mbrojtën vendin në vitin 2001

    Lajmi i rradhës

    A do të vazhdojnë takimet për propozimin francez?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë