Dimitrievski: Në zgjedhjet e ardhshme do të marrim pjesë si parti politike

    Në manifestimin që po mbahet sot me rastin e “11 tetorit” në Kumanovë, kryetari i kësaj komune Maksim Dimitrievski tha se nëse do të kalojë referendumi ai do votonte kundër propozimit francez.

    “Nëse kalon iniciativa për referendum unë do të isha i pari që do të votoja kundër propozimit francez” – tha Maksim Dimitrievski. 

    Ai poashtu theksoi se po organizohen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të marrin pjesë si parti politike.

    ”Ne kemi filluar me iniciativën për formimin e e një shoqate qytetare që qëllimi do të jetë të punojnë për qytetarët që do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme si parti politike” – deklaroi Dimitrievski. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Osmani e quan provokim hapjen e qendrës kulturore bullgare në Ohër

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Anëtarësimi në BE është shans historik që nuk guxon dhe nuk duhet të humbiset

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë