Kovaçevski: Anëtarësimi në BE është shans historik që nuk guxon dhe nuk duhet të humbiset

    Sot të jesh në anën e djathtë do të thotë integrim evropian, zbatim i vlerave evropiane, arritje e standardit evropian të jetës, kontribut për paqen evropiane, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga festimi qendror me rastin e “11 Tetorit”, duke bërë thirrje për bashkim të të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërorë në arritjen e qëllimit strategjik anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

    “Sot festojmë fillimin e kryengritjes antifashiste dhe të Luftës Nacionalçlirimtare kur në vitin 1941 heronjtë tanë, luftëtarët e LNÇ-së, zgjodhën me guxim dhe bashkim anën e duhur, anën e lirisë, të drejtësisë, të mbarë njerëzimit progresiv , dhe më në fund luftuan për ideale të lirisë dhe të paqes. Lëvizja fitimtare antifashiste nacionalçlirimtare, në seancën e parë të KAÇKM-s, zyrtarizoi idealin për shtetin maqedonas dhe ne si qytetarë jemi dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës!” – theksoi kryeministri duke shtuar se, e vazhdojmë rrugën e tyre në të njëjtin drejtim, duke zgjedhur përparimin dhe paqen e vendit dhe duke krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Të bashkuar, në krahun e vërtet ecim përpara! Fitoret tona më të mëdha në të kaluarën, për të bërë sukseset më të mëdha në të tashmen dhe të ardhmen.

    Lajmi Paraprak

    Dimitrievski: Në zgjedhjet e ardhshme do të marrim pjesë si parti politike

    Lajmi i rradhës

    Mbyllen bizneset e vogla në Tetovë, shkak kriza ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë