Dimitrievski: Nëse nga ana bullgare ka qëndrime negative, atëherë kjo nuk mund të quhet negocim

    Nëse në anën tjetër ju keni paraqitje të pikëpamjeve mohuese, atëherë në fakt ju nuk negocioni, por ju imponohen pikëpamjet, tha kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski në emisionin “Trilling” në Tv 24 për kontestin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria, përcjell Nistori.

    Ai tha se zgjidhja mund të gjendet me dialog, por pala bullgare duhet të pranojë se maqedonasit janë realitet.

    “Ne nuk mund të jemi gjë tjetër veçse maqedonas, se paraardhësit tanë kanë qenë maqedonas dhe të tillë do të jenë brezat tanë të ardhshëm të bijve. Gjuha maqedonase është realitet dhe sa i përket pakicës maqedonase në Bullgari, qytetarët e Republikës së Bullgarisë le të thonë se ku janë, kush janë, çfarë janë në të vërtetë”, tha Dimitrievski.

    Kryeministri bullgar Kiril Petkov vizitoi Maqedoninë më 18 janar dhe ajo vizitë ende po komentohet nga të dy vendet.

    Deputeti gjerman në Bundestag dhe njëkohësisht ish-ministër për Europën, Michael Roth, ditë më parë e përshëndeti vizitën e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Maqedoni. Ai tha se Bullgaria duhet të njohë pakicën maqedonase. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dimovski: Paga minimale duhet të rritet në 18 mijë denarë dhe nuk shoh arsye që kjo të mos pranohet

    Lajmi i rradhës

    EUROINTEGRIME – Lyrmen: Mundohemi në maksimum që t’i heqim pengesat e fundit për RMV-në dhe Shqipërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë