Dimitrievski: nuk do të koalicionojmë me LSDM-në dhe BDI-në

    Kryetari i partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski duke komentuar zhvillimet e fundit rreth përbërjes së re qeveritare pas zgjedhjeve të 8 majit, ka bërë të ditur se nuk do të koalicionojë me LSDM-në dhe BDI-në, përcjell Nistori.

    “Lidhur me koalicionet, për këtë do të vendos udhëheqësia e Lëvizjes “Znam” dhe në të ardhmen do t’i bëjmë publike qëndrimet. Vetëm e di se do të angazhohemi për luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit që gjendet në majat e lidershipit të partive më të mëdha politike. Definitivisht nuk do të kemi koalicion me BDI-në dhe me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së për shkak se vlerësojmë se ata kanë lista të tyre kandidatësh që shërben për të siguruar imunitetin e kandidatëve që janë në vendet fituesve të listave dhe me këtë rast bëj thirrje pasi kjo parti ka anëtarë të ndershëm, t`i bashkëngjiten Lëvizjes “Znam”, tha Dimitrievski.

    Nga ana tjetër, e Majta i shtriu dorën VMRO-DPMNE-së për t’u thënë JO ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tyre ky është vullneti i popullit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E Majta: i shtrijmë dorën VMRO-DPMNE-së për t’u thënë JO ndryshimeve kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Mungonin dy fletëvotime, KShZ nuk e pranoi ankesën për votimin në Likovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë