Mungonin dy fletëvotime, KShZ nuk e pranoi ankesën për votimin në Likovë

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës.

    Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet dhe Bordi zgjedhor të shkarkohet.

    Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletëvotime në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

    Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, i cili paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

    Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dimitrievski: nuk do të koalicionojmë me LSDM-në dhe BDI-në

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Financave kërkon pezullim të vendimit për rritjen e polisave të sigurimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë