Dimitrievski: Unë do ta rrëzoj pushtetin, LSDM do të bëhet sërish parti serioze

    Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në “Click 21”
    tha se propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për aderim në BE ka shkelur dinjitetin e popullit maqedonas. Dimitrievski kërkoi nga shqiptarët që të kuptojnë gjendjen në të cilën gjenden maqedonasit.

    “Ne Maqedonasit me këtë 2 gusht nuk ishim të lumtur, me gjithë atë që ndodhte në vazhdimësi, me të gjitha ato lëshime që u bënë, propozimi francez i pavend, në të cilin e pamë që në përgatitje kanë marrë pjesë edhe presidenti edhe kryeministri ynë. propozimi francez na shkeli, na shkeli si popull. Na shkeli krenarinë dhe dinjitetin. Unë i lus dhe kërkoj nga bashkëqytetarët shqiptarë që të na kuptojnë se në çfarë gjendje jemi”, tha mes tjerash Dimitrievski.

    Ai poashtu mohoi se është në koalicion me VMRO-DPMNE-në ku theksoi se portale të afërta me pushtetin po mundohen ta paraqesin se ai është i afërt me partinë e Mickoskit. Dimitrievski tha se do ta rrëzojë pushtetin aktual, me qëllim ngritjen e ish partisë së tij, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

    “Unë do ta rrëzoj pushtetin, ndërsa një ditë LSDM do të ngritët dhe do të jetë sërish parti serioze shtetbërëse, e jo kjo që është sot, lidhëse e partive të vogla që i udhëheqin qendra të caktuara”, tha Dimitrievski.

    Lajmi Paraprak

    Angela Price Aggeler ambasadore e re e ShBA-së në Shkup

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja propozon projektligj dypartiak për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë