Angela Price Aggeler ambasadore e re e ShBA-së në Shkup

    Anxhela Prajs Ageler është konfirmuar ambasadore e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, publikoi në Twiter shumica demokrate në Senat.

    Ajo do të zëvendësojë ambasadoren Kejt Meri Bërns, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Shkup që nga viti 2019.

    Javën e kaluar, Komiteti i Punëve të Jashtme të Senatit mbajti një seancë dëgjimore për emërimin e saj, në të cilën ajo njoftoi se punon “për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive do t’i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar”, raporton Zëri i Amerikës.

    Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Prajs Ageler ka punuar më parë në pozita të ndryshme në Departamentin e Shtetit, përfshirë në Ambasadën Amerikane në Shkup, si përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun, ndërsa ka qenë ambasadore edhe në Pakistan.

    Lajmi Paraprak

    Sot do të realizohet dezinsektimi kundër mushkonjave në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Dimitrievski: Unë do ta rrëzoj pushtetin, LSDM do të bëhet sërish parti serioze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë