Dimitrov: Duhet të punojmë që mos të zhgënjehemi në dhjetor

    Që të mos zhgënjehemi, më mirë të mos presim rezultat të mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë, tha zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrov për pritjet dhe paralajmërimet në dhjetor që të ndodhë zhbllokimi i negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të KE-së.

    “Është përgjegjësi nga ana jonë që t’u përcjellim apel qytetarëve se është më mirë të jemi të befasuar nga rezultati i mirë, sesa përsëri të jemi të zhgënjyer nga rezultati i keq. Duke pasur parasysh periudhën e shkurt, kemi vetëm disa ditë deri në Këshillin për Punë të Përgjithshme, deri në GAC, 14 dhjetori, mendoj se është skajshmërisht e papërgjegjshme të krijojmë çfarë do lloj pritje. Forma, mbajtja e Këshillit është më pak e rëndësishme. Nëse arrijmë të vijnë në një zgjidhje dinjitoze evropiane, sepse çështja filloi të dhemb aq shumë gjithkund, që me siguri do të ketë vullnet te të gjithë, përfshirë edhe presidencën sllovene, që caktohet edhe GAC të jashtëzakonshëm. Nuk duhet, pas gjithë përvojës që e kemi të lidhemi me data. Mendoj se sinjalet nga Sofja tregojnë se presin ndonjë proces në raportet bilaterale të cilët hap pas hapi do të ndihmojnë që të mbyllet çështja. Tek ata me siguri edhe parlamenti do të ketë rol, ashtu janë paralajmërimet”, tha Dimitrov për TV Klan.

    Sipas tij, tani është e rëndësishme që të mbahet takimi me Qeverinë e re në Sofje, e cila do t’i jap udhëzimet e mëtutjeshme për tejkalimin e kontestit bilateral.

    Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë. Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

    Megjithatë Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari dhe është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka ndalesa për qarkullim në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Lajmi i rradhës

    “Vijat e kuqe” të Europës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë