Nuk ka ndalesa për qarkullim në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Lidhje Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është hequr ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën R1209 Tetovë – Kodra e Diellit. Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

    Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

    LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

    Lajmi Paraprak

    Despotovski: LSDM do të dalë më e fortë nga ky proces

    Lajmi i rradhës

    Dimitrov: Duhet të punojmë që mos të zhgënjehemi në dhjetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë