DIMITROVI KËRCËNOI DY HERË ME DORËHEQJE – Nëse ndiqni këtë linjë, do të duhet ta bëni pa mua

    Prisja sulme, disa mund të më kenë befasuar pak, por kjo është politika, asgjë nuk shkon lehtë, tha në emisionin “360 Gradë”, zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Nikolla Dimitrov. Mirëpo, siç tha, nuk pendohet aspak për qëndrimet dhe komentet e shprehura në konferencën e djeshme për media.

    “Prisja sulme, disa mund të më kishin befasuar pak, por kjo është politika, asgjë nuk shkon mirë. Kur njeriu thotë – do të hap një bisedë të pakëndshme, për atë se ku po shkon vendi ynë, çfarë bëjmë me klientelizëm, çfarë bëjmë me korrupsion, sigurisht që do të ketë sulme”, tha Dimitrov.

    I pyetur nëse është penduar për atë që ka thënë, ai thotë:

    “Nuk pendohem aspak”.

    Dimitrov shtoi se në ndërtimin e pozitave shtetërore dy herë është detyruar të kërcënojë me dorëheqje.

    “Mendoj se opinioni duhet ta dijë, këtë e përmenda deri diku. Në betejën brenda, për ndërtimin e pozitave të përbashkëta maqedonase, dy herë u detyrova të kërcënoja me dorëheqje. Se nëse dalim jashtë kësaj linje, këtë do e bëni pa mua dhe unë do dal jasht dhe do jem i zëshëm”, tha Dimitrov.

    Në pyetjen – kujt ia ka thënë këtë, Dimitrov tha:

    “Edhe kryeministrit Zaev edhe ministrit Osmani”.

    Lajmi Paraprak

    Librat që i propozon shkrimtari Jorge Luis Borges duhet lexuar

    Lajmi i rradhës

    Zyra e kryeministrit britanik i kërkon falje Mbretëreshës për festat gjatë izolimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë