Dimitrovska: 70% e vendvotimeve pa qasje adekuate për personat me aftësi të kufizuar

    Kanë të drejtë vote, si gjithë qytetarët e tjerë. Por, në të shumtën e rasteve jo edhe mundësi për ta shfrytëzuar këtë të drejtë kushtetuese. Personave me aftësi të kufizuar pengesë u bëhet qasja nëpër vendvotime. Ky problem nuk gjen zgjidhje prej vitesh dhe si pasojë shumë qytetarë mbeten pa votuar.

    Mbi 70% e vendvotimeve janë të pa qasshme për personat që përdorin karroca për invalidë, po ashtu edhe për personat me kufizime në të pamorit, përkatësisht të verbrit që e kanë problem lëvizjen. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë nismë, nga shkollat kërkojmë të rregullohet qasja, në disa prej tyre ka lift por nuk e lënë në funksion sepse po shpenzonte shumë korrent, jo s’ka logjik në Shekullin XXI – tha Bllagica Dimitrovska, Shoqata “Inkluziva”.

    Dimitrovska tha se në të shumtën e rasteve pikat e votimit nuk kanë shteg të pjerrët për të lëvizur karrocat, madje disa janë në kat të dytë, pa ashensor. Ndërsa pajisjet për identifikim biometrik edhe më tepër do ta vështirësojnë votimin e tyre, tha ajo.

    Ka njerëz që nuk kanë gishtërinj dhe nuk mund të identifikohen në pajisjet elektronike, por në rregulloren e KSHZ-së thuhet se në rastet kur personat nuk kanë gjymtyrë mund të votojnë pa u skanuar. Këtë rregullore prej vitesh rekomandojmë ta përditësojmë, do t’ jetë më vështirë për ata që ballafaqohen me diçka të re, por udhëzimet janë të publikuara në ueb faqen e autoriteteve zgjedhore – u shpreh Bllagica Dimitrovska, Shoqata “Inkluziva”.

    Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se nuk janë përgjegjës për sigurimin e kushteve fizike nëpër vendvotime, pasi një gjë e tillë është në kompetencë të autoriteteve lokale. Sipas KSHZ vendvotime në ditën e votimit do të ketë 140 pajisje montuese dhe 4 elektromotor transportues. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojnë 7 persona me aftësi të kufizuar për këshilltarë komunash, prej të cilëve dy bartës të listave./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet lokale, asnjë parti nuk respektoi protokollet Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Protestë para Postës së Maqedonisë, të punësuarit kërkojnë para dhe kushte pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë