Dimovski: Shitja e deputetëve në kuvend nuk është demokraci

    Ilija Dimovsi nga VMRO-DPMNE në ClickPlus debatoi me profesorin Lubomir Fërçkovski rreth Marrëveshjes së Prespës. Për Fërçkovskin, Marrëveshja e Prespës është marrëveshje kolektive, ndërsa Dimovski beson se disa pika përfshijnë edhe të drejtat individuale.

    “Për Marrëveshjen e Prespës, çështja kyçe është se dy vende i kanë lejuar vetes të përcaktojnë terme, dhe kjo nuk është liberale dhe nuk është respektim i të drejtave individuale”, tha Dimovski.

    Dimovski thotë se ideologjia e majtë politike jo gjithmonë nënkupton demokraci.

    “Konteksti në të cilin ne sot funksionojmë si shtet assesi nuk jep indikacione që e majta të shpall veten si demokratike, për shkak se shihni si udhëhiqet gjyqësori, filozofia si udhëhiqet drejtësia, mënyra se si shiten deputetët në kuvend, nuk është demokraci”, tha mes tjerash Dimovski.

    Lajmi Paraprak

    “Grupi i Kumanovës”, Bajrami: Shqiptarët e RMV-së ndjehen të ofenduar me deklaratën “ata që shkuan në Kumanovë ishin terroristë”

    Lajmi i rradhës

    Pse mbahet “sekret” statuti i Universitetit të Tetovës?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë