Pse mbahet “sekret” statuti i Universitetit të Tetovës?!

    Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) nëpërmjet burimeve jozyrtare ka arritur të sigurojë statutin e Universitetit të Tetovës, “Fadil Sulejmani”. Tani, studentët dhe palët e interesuara do ta kenë më të lehtë të identifikojnë shkeljet e mundshme si dhe atë çfarë (nuk) konsideron ky institucion si “krim” akademik, e jo vetëm, njofton Nistori.

    Si “sekret shtetëror” ndër vite është mbajtur nga Universiteti i Tetovës dokumenti në bazë të së cilit ky institucion do duhej të zhvillonte veprimtarinë e vetë, gjegjësisht, statuti. Kështu, duke shkelur parimin themelor të funksionimit të drejtë të një institucioni, që është transparenca si dhe llogaridhënia.

    Dy, janë çështjet të cilat i adreson transparenca, edhe atë: Të drejtën në informacione publike si dhe luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të mundshme. Forumi për Ndryshime në Arsim pyet udhëheqësit e Universitetit të Tetovës, cila prej dy parimeve të lartëpërmendura ju ka mbajtur “peng” deri sot nevojën për të qenë transparent për mënyrën e funksionimit të universitetit?

    Forumi për Ndryshime në Arsim beson fuqishëm se është obligim moral dhe ligjor i çdo institucioni të Arsimit të Lartë në Maqedoninë e Veriut, i cili, burim të vetëm të të ardhurave e ka buxhetin e shtetit dhe nga studentët – të reflektojnë nevojat e vërteta të studentëve dhe t’i mbajnë ata të informuar në lidhje me çdo gjë që është thelbësore për funksionimin e instituconit përkatës arsimor.

    Rruga të cilën e kaluam për të siguruar statutin e Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, do të ishte shumë më e thjeshtë në qoftë se zyrtarët e këtij universiteti, të cilët paguhen me paratë e taksapaguesve të RMV-së, do të bënin punën e tyre në mënyrë të ndershme, kështu duke u përgjigjur kërkesave tona në lidhje me këtë.

    Në vijim mund të lexoni emrat e personave të angazhuar për komunikim me publikun: https://unite.edu.mk/rreth-nesh/

    Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon nga Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani” që në afat sa më të shkurtër kohor, statutin e universitetit ta vendos në ueb faqen zyrtare. Deri atëherë, të gjithë të interesuarit, këtë dokument do të mund ta shkarkoni duke klikuar në linkun në vijim.

    Statuti i Universitetit të Tetovës: https://bit.ly/3IRvjru

    Lajmi Paraprak

    Dimovski: Shitja e deputetëve në kuvend nuk është demokraci

    Lajmi i rradhës

    Mjetet piroteknike vazhdojnë të shiten në hapësira publike në Tetovë, policia konfiskon mbi 26 mijë fishekzjarrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë