Dimovski: VMRO-DPMNE nuk e ka problem kryeministrin shqiptar, por se ai vjen nga partia që është e korruptuar

    Ilija Dimovski: VMRO-DPMNE-ja nuk ka problem për kryeministrin shqiptar, por për kryeministër nga mjedis i korruptuar

    “Nuk e kemi problem që të jetë kryeministri shqiptar, por kemi problem nëse është nga partia për të cilën çdo medium relevant nga jashtë në bazë ditore publikojnë afera korruptive”, këtë e ka dhënë ish deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në TV21, përcjell Nistori.

    “Të mos harrojmë që VMRO-DPMNE-ja në të kaluarën ka propozuar kryeministër shqiptar. Tani nëse vendosim individ nga mjedis i korruptuar dhe të presim të jetë garanci për zgjedhje demokratike, nuk do të jetë”, tha më tej Dimovski.

    Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Andrej Petrov, tha se qeveria teknike duhet të shfuqizohet dhe shprehu shpresën se do të bëhet për zgjedhjet e ardhshme.

    “Qeveria teknike është krijuar para disa vitesh dhe mendoj se duhet shfuqizuar. “Nuk është e mundur të bëhet tani disa muaj para zgjedhjeve, por duhet bërë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Petrov.

    Kush do të jenë kandidatët për president nga LSDM dhe VMRO? Përgjigjen Petrov dhe Dimovski

    Andrej Petrov nga LSDM dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE nuk përmendën asnjë emër dhe thanë se si do të zgjidhen kandidatët për president.

    “Zyra e kryeministrit është më e vështirë, por posti i presidentit është më i rëndësishmi. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë legjitime të kandidojnë, të drejtën e ka edhe Pendarovski aktual dhe me procedurë do të vendoset se cila do të jetë zgjidhja më e mirë. Ne do të vendosim në bazë të asaj që është bërë deri më tani dhe do të jetë ai që konsiderohet se ka shanset më të mëdha për t’u bërë president”, tha Petrov.

    Në VMRO-DPMNE po spekulohen me disa emra, ndër të cilët edhe Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe Aleksandar Spasenovski. Dimovski tha se janë duke u bërë analiza dhe do të vendoset sipas procedurës.

    “Emrat e përmendur janë nga elita intelektuale. Të gjithë janë emra të shëndosha, të vërtetuar, bëhen analiza dhe mblidhet një organ i posaçëm vetëm për zgjedhjet presidenciale dhe kandidati zgjidhet në një kuvend me votim të fshehtë. Procedura është demokratike. Dallimi nga VMRO-DPMNE dhe partitë tjera është se personi nuk duhet të jetë në strukturat e larta partiake. Për shembull, në të kaluarën Ivanov ka qenë propozim i 200 intelektualëve, rektorëve, profesorëve”, tha Dimovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    85 mijë eurot e falsifikuara në monedha në Kosovë, dyshohet se janë prodhuar në RMV

    Lajmi i rradhës

    Në tre vitet e fundit në RMV janë zhdukur gjashtë fëmijë, ende nuk janë gjetur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë