“Diplomacia e gjelbër” | Trotinete elektrike për punonjësit e MPJ-së

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje i promovoi trotinetet elektronike, të prokuruar për përdorim nga ana e të punësuarve në Ministri, si shembull i sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor dhe problemit të ndotjes së ajrit. “Me këtë gjest simbolik, Ministria e Punëve të Jashtme fillon me promovimin e projektit ‘Diplomacia e gjelbër – normaliteti i ri’, e cila do të zhvillohet në disa faza. Vizioni ynë është të bëhemi vendi i parë në rajon i cili do të sigurojë ambient të pastër për punë, jo vetëm të ndërtesës së Ministrisë, por edhe të rrjetit diplomatik. Duke ruajtur në këtë mënyrë kredibilitet të lartë midis të të punësuarve dhe partnerëve dhe duke e ndjekur hapin e botës që shkon drejt një të ardhme më të qëndrueshme”, tha ministri Osmani.

    Siç njoftojnë nga MPJ-ja, përdorimi praktik i këtij lloji të mjeteve transportuese është i qartë me një shukim të thjeshtë të lokacioneve të institucioneve shtetërore, me ç’rast menjëherë vërehet se në diametër prej 1-2 km ndodhen 90 për qind e tyre, të cilat çdo ditë kanë bashkëpunim, takime dhe koordinime. “Duke u nisur nga këto fakte, për destinacione të këtilla të shkurtra ditore, duhet të përpiqemi që sa më shumë që mundemi dhe aq sa na e lejojnë rrethanat, të përdorim biçikletë, trotinet elektrik. Përmes shembujve të tillë, ne e ndihmojmë veten tonë, do t’iu lirojmë hapësirë të tjerëve, do t’i ndihmojmë mjedisit dhe natyrës, për të pasur një mjedis më të pastër jetësor. Ndryshimet klimatike janë sfida më e madhe për vendimmarrësit sot dhe për këtë arsye si shtet i përgjegjshëm në praktikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet të ndërmarrim veprime urgjente në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ndikimet e tyre. Më lançimin e iniciativës për qëndrueshmëri dhe projektit për diplomaci të gjelbër, Ministria e Punëve të Jashtme do të tentojë të sigurojë harmonizim ndërmjet procedurave të brendshme si dhe mesazheve dhe aktiviteteve të jashtme, e me këtë të bëhet shembull i sjelljes së përgjegjshme shoqërore”, u shpreh i pari i diplomacisë në Maqedoninë e Veriut./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Vlerësim i ndryshëm i rasteve të njëjta në Gjykatën e Apelit në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Për një vit, 479 të arrestuar që janë kërkuar me urdhër-arrest

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë