Për një vit, 479 të arrestuar që janë kërkuar me urdhër-arrest

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se në periudhën e kaluar janë privuar nga liria 251 persona, ndërsa  nga shtatori i vitit 2020 e deri më tani janë arrestuar 479 persona të kërkuar nga urdhër-arrestet qendrore dhe ndërkombëtare. Ai përkujtoi se dhjetë ditë më parë, është arrestuar një person që është fshehur për 17 vjet.

    “Në periudhën e kaluar, 251 persona të privuar nga liria, dhe deri më tani që nga shtatori i vitit 2020, 479 persona janë arrestuar të kërkuar me urdhër-arreste qendrore dhe ndërkombëtare, nga të cilët 50 persona janë top prioritet i MPB-së dhe të shtetit ose janë kërkuar për disa vjet. Rreth 10 ditë më parë kishte arrestim të një personi i cili ishte fshehur për 17 vjet, meriton edhe vëmendje dhe njohje nga grupi operativ”, thotë Spasovski./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “Diplomacia e gjelbër” | Trotinete elektrike për punonjësit e MPJ-së

    Lajmi i rradhës

    Në emër të betonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë