Diplomë mjekësie me kusht, tre vjet punë në Shqipëri ose tre mijë dollarë “gjobë”

    Foto Ilustruese

    Qeveria ka gjetur mekanizmin për të frenuar “hemorragjinë” e mjekëve të rinj jashtë vendit duke iu bllokuar diplomat, por jo vetëm. Ajo ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri si dhe “ndëshkimin” e atyre që nuk e kanë këtë synim.

    Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më para ata që duan të largohen.

    “Është duke u përpiluar një paketë masash për të mbajtur mjekët në vend. Sepse nuk është e drejtë që studentët arsimohen më paratë e taksapaguesve, dhe pastaj të ikin në Gjermani dhe të mos u shërbejnë shqiptarëve, por të ikin jashtë. Ata do duhet të firmosin një kontratë që të punojnë 3 vjet në Shqipëri, nëse s’do bien dakord, atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit”, thotë Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë.

    Studentët që nuk do firmosin kontratën për të punuar 3 vite në Shqipëri, do të duhet të paguajnë tarifën reale të studimit, e cila është duke u përllogaritur. “Nëse u referohemi vende të rajonit, tarifën e studimit varion nga 2500- 3000 dollarë në vit”

    Një tjetër lehtësi për ata studentë që vendosin të punojnë tre vite në Shqipëri pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë janë edhe kreditë e buta për banesë.

    “Do përfshihet dhënia e kredive të buta për mjekët e rinj që ata që kenë mundësi të marrin banesa me interesa të favorshme nga banka të nivelit të dytë dhe nëse largohen nga sektori publik, atëherë do paguajnë me vlerën e tregut, nëse kështu është 2% do shtohet dhe 10%”. Rektori Gjata tha se ende nuk ka një vendim marrje përfundimtare nëse kjo paketë masash do të hyjë në fuqi në vitin akademik 2023-2024, pasi nuk e përcakton universiteti, por qeveria.

    Që nga viti 2016, universiteti raporton mbi 1 mijë mjekë të larguar nga Shqipëria, 20% e të cilëve ishin me përvojë dhe në specialitete të ndryshme. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Protestat, humbja e opozitës dhe kundërrevolucioni parandalues

    Lajmi i rradhës

    “Turp kolektiv”- Artan Fuga: Morën votat dhe tani i rrisin pagat vetes pas kurrizit të qytetarit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë