Disa paragjykime ndaj muslimanëve që janë produkt i islamofobisë

    Mirna Alsharif | CNN

    Ka gati 2 miliardë muslimanë në botë dhe numri vazhdon të rritet me shpejtësi. Megjithatë, Islami vazhdon të keqkuptohet nga shumë njerëz, gjë që i ka lënë vendin islamofobisë dhe madje dhunës kundër muslimanëve. Edhe pse islamofobia ekziston shumë përpara 11 shtatorit, mospëlqimi ndaj Islamit dhe muslimanëve u kthye në një armë në shërbim të luftës dhe politikës në botën pas 11 shtatorit , thotë Dalia Mogahed, drejtoreshë e kërkimit në Institutin për Politika Sociale dhe Mirëkuptim (ISPU).

    Mogahed dhe të tjerë thonë se islamofobia e pas-11 shtatorit është shfaqur në mënyra të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë miratimin e ndalimit të udhëtimit për myslimanët – një nga politikat amenduara të ish-presidentit Trump; persekutimin e popullit ujgur në Kinë të paktën që nga 2017; dhe vrasjen masive të Rohingave në Mianmar. Njëzet vjet pas 11 shtatorit, injoranca ndaj Islamin dhe “tjetërsimi” i ithtarëve të tij vazhdojnë të nxiten nga tropet (formulime stereopitizuese). Këtu janë më të zakonshmet:

    1. Të gjithë muslimanët janë arabë

    Islami filloi në Lindjen e Mesme, por që atëherë është përhapur në të gjithë botën. Nga Rohingat në Mianmar, tek Ujgurët në Kinë dhe Boshnjakët në Ballkan, muslimanët janë një komunitet jashtëzakonisht i larmishëm dhe nuk vijnë nga një rajon i vetëm.

    Edhe pse shumë njerëz përdorin termat “musliman” dhe “arab” në mënyrë të ndërsjellë, nuk është e saktë të veprohet kështu.“Arabët përbëjnë në fakt pakicën e popullsisë myslimane, si në nivel global ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara,” tha Mogahed për CNN. “Ata përbëjnë 20% të muslimanëve në botë”. Myslimanët nuk janë monolit. Ata janë të të gjitha racave, nuancave të lëkurës, etnive dhe flasin gjuhë të ndryshme.

    2. Të gjitha gratë muslimane janë të shtypura

    Patriarkalizmi dhe shtypja e grave janë çështje që ekzistojnë në të gjitha komunitetet, jo vetëm në ato muslimane.”Kjo është një gjë e zakonshme që ne e kuptojmë dhe kjo tregon për injorancën dhe mungesën e kontekstit rreth Islamit,” tha Zainab Chaudry, zëdhënëse e selisë kombëtare të Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR). “Islami u dha grave të drejtat për arsimim, pronësi, trashëgimi dhe divorc.”

    “Një nga pikat kryesore që duhet mbajtur parasysh është se kultura shpesh ngatërrohet me fenë,” tha Chaudry. “Islami në fakt i inkurajon gratë që të ruajnë autonominë dhe lirinë e tyre.”Ndërsa interpretimi i fesë mund të rezultojë në shtypjen e grave, ai zakonisht është i rrënjosur edhe në çështje të tjera, tha Mogahed. “Është një problem i egos, fuqisë dhe interesit vetjak dhe ndodh përkundër Islamit, jo për shkak të tij”, tha ajo.

    3. Të gjitha gratë muslimane veshin ose duhet të mbajnë hixhabin për të praktikuar fenë

    Hixhabi është një rrobë që mbulon flokët, të cilin disa gra muslimane e veshin për të praktikuar modestinë. “Realiteti është se sipas rezultateve të një sondazhi, rreth gjysma e grave muslimane në SHBA e veshin atë dhe gjysma jo. Është një ndarje e barabartë,” tha Mogahed për gjetjet e ISPU. Ndërsa disa qeveri, si ato të Arabisë Saudite dhe Iranit, e kanë bërë të detyrueshëm hixhabin për gratë në hapësirat publike, vetë Islami ndalon çdo lloj detyrimi.”Duhet të jetë një vendim personal për çdo grua,” tha Chaudry. “Por vetëm kjo (mbulesa) nuk është tregues i saktë i devotshmërisë.”

    4. Kurani i inkurajon muslimanët të kryejnë akte dhune kundër jomuslimanëve

    Pretendimet se Islami nxit dhunën kundër jomuslimanëve zakonisht është rezultat i njerëzve që izolojnë vargje nga tekstet fetare që u japin muslimanëve të drejtën për t’u mbrojtur. “Marrja e verseteve sipas dëshirës nga çdo tekst fetar, përfshirë Kur’anin, dhe izolimi nga konteksti i tyre më i gjerë dhe keqzbatimi i tyre për të justifikuar ose falur çdo lloj dhune është e papërshtatshme dhe thellësisht e dëmshme,” tha Chaudry.

    Në fakt, Kurani është shumë i qartë për dhunën. Kapitulli 5, vargu 32 thotë: “Kushdo që vret një qenie njerëzore të pafajshme, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin, dhe kushdo që shpëton jetën e njërit, është sikur të kishte shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit.” Anëtarët e të gjitha besimeve kanë ushtruar dhunë, tha Chaudry. Më shumë ka të bëjë me individin sesa me fenë. “Njerëzit të cilët ushqejnë mitin se Islami është i dhunshëm nuk e kanë studiuar fenë,” tha ajo.

    5. Muslimanët duan të bëjnë luftë të shenjtë me anë të Xhihadit

    Në Perëndim, termi “xhihad” shpesh përdoret në mënyrë të ndërsjellë me termin “luftë e shenjtë”. Por ky nuk është kuptimi i tij. Xhihad është një term arab që do të thotë “të përpiqesh” ose “të luftosh”. Në kontekstin e Islamit, do të thotë të punosh për t’u bërë një musliman më i mirë. Ekzistojnë dy lloje të xhihadit, i brendshëm dhe i jashtëm. I pari njihet si “xhihadi i madh” dhe mund të përfshijë çdo gjë që nga mosrënia në tundime apo përpjekje më e madhe për t’u falur. Xhihadi i jashtëm, ose “xhihadi i vogël”, mund t’i referohet një lufte ushtarake, por më shpesh i referohet veprimeve si të qenit i sjellshëm me të tjerët ose të qenit një përfaqësues i mirë i besimit. Mogahed thekson se termi “luftë e shenjtë” e ka origjinën nga Kryqëzatat, një seri luftërash të nisura nga kisha e krishterë, dhe nuk e ka origjinën fare në traditën arabe apo myslimane. “Dhe lufta nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë e shenjtë,” shtoi ajo.

    6. Muslimanët adhurojnë Allahun, zotin e tyre të veçantë

    Allah është fjala arabe për “Zot”, jo një zot i veçantë dhe specifik që muslimanët adhurojnë. “Muslimanët adhurojnë Zotin e Abrahamit, të njëjtin Zot që adhurojnë të krishterët dhe hebrenjtë”, tha Mogahed. “Arabishtfolësit e krishterë po ashtu e quajnë Zotin ‘Allah’”

    7. Muslimanët nuk e besojnë Jezusin ose nuk i respektojnë mësimet e tij

    Jezusi është një profet në Islam, ashtu siç është Muhamedi. Nocioni se muslimanët nuk e besojnë Jezusin është i rrënjosur në “tjetërsimin” e muslimanëve.”Muslimanët besojnë në të gjithë profetët e përmendur në testamentin e vjetër dhe të ri [të Biblës],” tha Mogahed. “Muslimanët e shohin Muhamedin si profetin e fundit, dhe jo si të parin dhe të vetmin, siç shumë njerëz besojnë gabimisht. “Në fakt, ka një kapitull të tërë në Kuran kushtuar Marisë, nënës së Jezusit, tha Chaudry. “Jezusi ka një rol vërtet të spikatur në Islam dhe ai është i dashur për muslimanët ashtu siç është Muhamedi,” tha ajo.

    8. Muslimanët duan ta sjellin sheriatin në Perëndim

    Sheriati është bërë një fjalë paksa e pistë në Perëndim, dhe nganjëherë interpretohet si e papajtueshme me demokracinë. Kjo nuk mund të jetë më larg të vërtetës, tha Chaudry. “Sheriati është një grup udhëzimesh që janë marrë nga Kurani dhe mësimet e Profetit Muhamed të formuluara për të ndihmuar muslimanët të jetojnë një mënyrë jetese morale dhe etike,” tha Chaudry. “Njerëzit kanë krijuar keqkuptime rreth tij për shkak të dezinformatave të shpërndara përmes mediave, kulturës pop dhe faturave kundër sheriatit që kontribuojnë në histerinë. “Në fakt, një pjesë e Sheriatit është se muslimanët duhet t’i përmbahen ligjit të vendit ku ata banojnë, tha Chaudry, i cili zhvlerëson nocionin se muslimanët duan të sjellin udhëzimet në Perëndim. Edhe vendet me shumicë muslimane nuk e miratojnë ose ndjekin plotësisht sheriatin, por një hibrid ligjesh të lënë pas nga kolonializmi europian dhe sheriati, shtoi Chaudry.

    9. Të gjithë muslimanët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e terroristëve muslimanë

    Fajësimi kolektiv i muslimanëve pas veprimeve të terroristëve është “imoral”, thotë Mogahed. “Është joetike dhe fanatike të fajësosh një grup të tërë për veprimet e individëve”, tha ajo. “Ajo thotë se nëse, e derisa të dënojmë aktet e terrorizmit, atëherë konsiderohemi fajtorë.” “Ideja se muslimanët duhet ta bëjnë ose përndryshe do të thotë se ata jan dakord me terrorizmin është e papranueshme.” Adoptimi i çdo tropi (stereotipi) islamofob është i rrezikshëm jo vetëm për muslimanët, por për të gjithë. “Miratimi i këtyre tropeve lidhet me miratimin e luftës, dhunën kundër civilëve dhe politikat anti-muslimane,” tha ajo. “Frika vret lirinë, kështu që islamofobia është e keqe për demokracinë, jo vetëm për myslimanët”. /Observer.al/

    Lajmi Paraprak

    Shkencëtarët zbulojnë se si zhvillohet sëmundja Alzheimer në tru

    Lajmi i rradhës

    Merkel në Athinë | Mitsotakis ia kujton krizën dhe masat shtrënguese që i vuri Greqisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë