Disa gëzhoja të armëve të zjarrit kanë përfunduar në Medresenë e Vajzave në Tetovë. Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, derisa sot është raportuar në polici nga një pjesëtare e sigurimit publik e angazhuar nga Medreseja.
Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se rasti është dokumentuar ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë.
Banorët në afërsi të vendit të ngjarjes thonë se mbrëmjen mes ditës së shtunë dhe ditës së diel janë dëgjuar disa krisma të armëve në këtë rajon. /Nistori/
42% e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale për të diagnostikuar simptomat e sëmundjeve
Përdorimi i inteligjencës artificiale për çështje shëndetësore po rritet me ritme të shpejta në Zvicër. Rreth 42% e…






