Disa të plagosur, digjet makina e policisë | Dhunë pas aksionit në veriun e Kosovës (Video)

    Qytetarët në veri të Kosovës kundërshtuan mëngjesin e të mërkurës një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkaq, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.


    “Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek.

    Gazetarët në Mitrovicën e Veriut raportuan se në komunë, dëgjohen gjatë gjithë kohës sirenat e makinave zjarrfikëse dhe autoambulancave. Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë duke hedhur sende të forta drejt tyre. Në Mitrovicë të Veriut turmat u shpërndanë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Edhe në këtë komunë Policia ka reaguar me gaz lotsjellës pasi qytetarët në Zveçan hodhën në drejtim të forcave të rendit sende të forta.

    Disa të plagosur, digjet makina e policisë / Dhunë pas aksionit në veriun e KosovësAksioni policor, që ende po vazhdon është shtrirë në disa pika në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, tha Policia përmes një njoftimi për media.

    Aksioni nisi në mëngjes herët dhe deri më tani janë sekuestruar shumë mallra që dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në territorin e kosovës. Në aksion është përfshirë edhe dogana e kosovës. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    KSHZ: Kryetarët e komunave në RMV të organizojnë dezinfektimin e vendvotimeve

    Lajmi i rradhës

    Kroacia synon furnizimin me energji përmes termocentralit bërthamor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë