“Djali im “kurban” i të tjerëve” | Skema e dyshimit për ilaçet në Onkologji

    Në periudhën kur shpërtheu skandali për mungesë të miliona euro të terapive kundër kancerit, tekniku i farmacisë interne në Onkologjisë denoncohet për mit marrje të 100 eurove. Familja Ushtelica nga Dibra thotë se djalin e tyre e bënë kurban për të fshehur skemën e keqpërdorimeve më të mëdha që ndodhin me vite në atë klinikë. Ai tha se drejtësinë për 24 vjeçin Kaltrinin do ta kërkoj në organet e shtetit.

    “Siç më ka thënë djali, ato barnat që janë shumë të shtrenjta shkojnë me nënshkrim të drejtorit dhe të komisioneve. Ato nuk ka shansa as një farmacist të nxjerr pa nënshkrim të një personalitetit të madh. Aty në Onkologji janë proceset me vite të tëra, aty flitet për shuma të mëdha që si kam parë kurrë unë e lërë më djali dhe në ato procese nuk mund të futet një punëtor i thjeshtë. Se kush është përgjegjës ne nuk mund të themi, aty ka organe kompetente”, tha Bekim Ushtelenca, prind i të dyshuarit.

    Por si funksionon në fakt skema e zhvatjes së terapive të shtrenjta që të mos përfundojnë te pacientët që kurohen me kancer? Ekipi TV Alsat nuk hiqet nga dera e klinikës, ku një fat të tillë e kanë edhe mijëra pacientë që vuajnë nga kanceri, në pritje të terapisë.

    “Nga farmacia interne e Klinikës së Onkologjisë thonë se ata nuk kanë asnjë kontakt me pacientët dhe mundësia e vetme për të nxjerrë barna nga ajo barnatore është me raport mjekësor dhe për terapitë të cilat duhet të jepen në klinikë”.

    Nga 5 të punësuarit në farmacinë interne të Onkologjisë, specialistja që punon prej 11 vitesh Biljana Gnjatova tha se mungesa e barnave ka qenë si pasojë që Fondi Shëndetësor nuk ka miratuar buxhetin shtesë. Por, ajo mohon që dikush mund të nxjerr nga stoqet aq lirshëm terapitë dhjetëra mijëra euro.

    “Infermierja vjen në farmacinë klinike dhe e tërheq ilaçin, vetëm ato. E gjitha procedura evidentohen në raport elektronik që e nënshkruan motra medicinale kur e merr atë. E njëjta nëse është në formë të tabletave ia jep pacientit, nëse është në formë ampule i jepet pacientit brenda repartit të spitalit ditor”, u shpreh Biljana Gnjatova, Udhëheqëse e farmacisë së Onkologjisë.

    Buxheti vjetor i Klinikës së Onkologjisë është rreth 14 milion euro, prej të cilave rreth 10 milion euro në vit shpenzohen vetëm për dhënie të terapive kundër kancerit. Megjithatë, udhëheqësia aktuale me drejtorin medicinal Nino Vasev dhe drejtorin Organizativ Nehat Nuhi thonë se nuk mjafton, duke kërkuar rritje të buxhetit për 40% për vitin 2023, gjë e cila mbetet për tu parë nëse miratohet nga Fondi i sigurimit shëndetësor. Aktualisht Fondi për këta tre muaj miratoi 5,5 milion euro për Onkologjinë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia përballet gjithnjë e më shumë me mungesën e bujqve

    Lajmi i rradhës

    Zvicra me rekord të ri botëror, shfaqin trenin më të gjatë – ka 100 vagonë dhe shtrihet në 1.9 kilometra hekurudhë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë