Maqedonia përballet gjithnjë e më shumë me mungesën e bujqve

    Maqedonia do të përballet gjithnjë e më shumë me tokë bujqësore të papunuar, dhe rrjedhimisht me mungesë të ushqimit të prodhuar në vend.

    Ka gjithnjë e më pak fermerë. Të rinjtë nuk janë të interesuar për këtë degë ekonomike, dhe numri më i madh i fermerëve ekzistues janë më të moshuar..

    “Vetëm tani ka disa kushte të mira për t’u bërë fermer i ri. Por, hapësira që doli prej 20-30 vitesh pa mbështetje, ka çuar në faktin që tani të kemi fermerë që janë tashmë në fund të karrierës së tyre bujqësore, dhe të rinj që nuk dinë”, tha Ordan Çukaliev-profesor në Fakultetin e Bujqësisë.

    Një problem tjetër janë parcelat e vogla të fragmentuara. Sipërfaqja mesatare në Maqedoni është vetëm dy hektarë.

    “Ta transformojmë sektorin. Mos mendoni se si ta detyroni rininë. Ata do të vijnë vetë. Ti ndryshojmë kushtet, le të themi – nuk duhet të mundohet fermeri, por fermeri është një zotëri, që do të ndërmarrë masa, që do të fokusohet në një prodhim modern”, u shpreh Ordan Çukalev – profesor në Fakultetin e Bujqësisë.

    Kushtet për blegtorinë komerciale janë gjithashtu të vështira.

    “Një numër i madh fermash janë me numër të vogël kafshësh, me sipërfaqe të vogël, dhe nuk janë konkurruese. Mund të jetë një e ardhur shtesë për ta, por nuk është e ardhura e tyre kryesore. Nëse ata mbështeten vetëm në këtë, dështojnë”, theksoi Sreqko Gjorgjievski-profesor në Fakultetin e Bujqësisë.

    Por, problemet nuk mbarojnë me kaq. Një pjesë e mirë e fushave në një nga drithoret më pjellore në vend, në Pellagoni, mbeten të papunuara, kurse fushat me më shumë diell në Ovçe Pole, në vend të plantacioneve të reja, planifikohet të mbushen me kapacitete të ndryshme për prodhimin e rrymës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse paraardhësi i Boris Johnsonit u grind me Ataturkun dhe pse ia thyen kokën me gurë?

    Lajmi i rradhës

    “Djali im “kurban” i të tjerëve” | Skema e dyshimit për ilaçet në Onkologji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë