Dje rekord vaksinimesh në Maqedoninë e Veriut

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar mbrëmë, se sërish janë aplikuar numër rekord i vaksinimeve për një ditë në Maqedoninë e Veriut.

    Ai ka njoftuar se vetëm dje është vaksinuar thuajse 1 për qind e popullsisë në RMV.

    “Dëshira e qytetarëve për t’u vaksinuar inkurajon shumë. Që t’i kthehemi përditshmërisë të cilën të gjithë e duam, duhet imunitet kolektiv, kurse ajo do të thotë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen”,shkroi Filipçe në “Facebook” teksa shpërndau fotografinë ku njoftohet se “për një ditë është vaksinuar thuajse 1% e popullsisë”.

    Lajmi Paraprak

    Moti për sot

    Lajmi i rradhës

    Gjendja sot nëpër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë